TIRANË – Ka dështuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës i cili ishte thirrur që të mblidhej sot në orën 18:00. Shkak për dështimin e kësaj mbledhjeje është bërë fakti se këshilltarët e majtë nuk janë paraqitur sipas thirrjes së bërë.

ORA 11.50 MBLIDHET KESHILLI BASHKIAK
Këshilli bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet sot për herë të parë pas disa muajsh bllokim.
 
Burime të “A1 Report!” bëjnë të ditur se mbledhjen e ka thirrur nënkryetari i Këshillit, Zamir Ndroqi.

Në mbledhje pritet që të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Bashkiak si dhe të miratohen këshilltarët e rinj, pas largimit të atyre që kanë dhënë dorëheqjen pasi janë zgjedhur deputetë apo në stukturat qeveritare.

Bllokimi i punës së Këshillit Bashkiak të Tiranës erdhi pas prishjes së koalicionit të LSI-së me PD-në dhe kalimit të LSI-së tek PS-ja, duke përmbysur mazhorancën e mëparshme dhe krijuar një të re.

Redaksia online
(arsh/shqiptarja.com)