TIRANË - Shtyhet për në 29 korrik pretenca ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku. Kjo pasi mungoi prokurori i çështjes, Julian Zonja.
 
I pranishëm në seancë ishte avokati i Tabakut, Fatmir Braka dhe gjykatësi, Bujar Krasniqi. Tabaku vetë nuk ishte i pranishëm. Ish-gjyqtari i Durrësit akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Ai pati vendosur në 2011 lirimin e Ilir Xhakes dhe disa muaj më pas, më 13 shtator 2012 ekzekutoi kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)