TIRANE- Kryetari i Partisë Komuniste Hysni Milloshi është shuar sot në mëngjes në moshën 66 vjeçare. Zemra e Hysni Milloshit është ndalur në orën 06.30 minuta në spitalin e Mushkërive në Sauk të Tiranës ku ishte shtruar prej disa ditësh.
Burime nga bluzat e bardha të Sanatoriumit bënë të ditur sot n ë mëngjes për “Shqiptarja.com” se shkak i vdekjes ka qenë “Fibroza polmonare”.
Hysni Milloshi lindi më 27 janar 1946 në Macukull të Matit, dhe për 7 vjet jetoi në qytetin e Beratit. Edhe pas rrëzimit të rregjimit komunist vazhdoi të mbrojë me fanatizëm idealet e Enver Hoxhës. Në 1991 themeloi Bashkimin e Aktivistëve Vullnetar "Enver Hoxha", në qytetin e Beratit. Ai ishte themelues dhe Sekretari i Parë, i Partisë Komuniste të Shqipërisë pasardhëse e PPSH-së. Në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, Hysni Milloshi, kandidoi për kryetar bashkie të Tiranës dhe me votat e marra nga mbështetësit e tij do të kishte rolin e papritur të vendosësit mes dy kandidatëve të mëdhenj për bashkinë e Tiranës, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Milloshi, mori aq vota sa ta çonte, pas shumë marifeteve të tjera me zgjedhësit, diferencën me 10 vota, dhe 1400 vota e marra nga ai, po të kishin qenë në anën e Ramës, nuk do ta lejonin Sali Berishën të urdhëronte rinumërimin me vota "të hedhura gabim".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com