Tiranë/ Skema mashtrimi me TVSH-në në Gjirokastër, falsifikim vule dhe fshehje të ardhurash, Apeli i Përgjithshëm lë në burg 50 vjeçarin italian (EMRI)

Tiranë/ Skema mashtrimi me TVSH-në në Gjirokastër, falsifikim vule dhe fshehje të ardhurash, Apeli i Përgjithshëm lë në burg 50 vjeçarin italian (EMRI)

Gjykata e Apelit

TIRANË - Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për 50 vjeçarin italian Salvatore Castorina, i akuzuar për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjykata e Gjirokastrës i kishte caktuar masën e arrestit në burg italianit më datë 25 korrik të këtij viti, vendim të cilin Castorina e ankimoi në Apelin e Përgjithshëm, duke kërkuar të ndërrohej masa në atë të garanicsë pasurore.

'Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1950 Regj.Them, datë 01.08.2024, ka vendosur:

- Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj shtetasit S. C, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër me vendimin datë 25.07.2024.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale S. C, i cili kërkoi prishjen e vendimit, caktimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë të “garancisë pasurore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 19.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1950 Regj.Them, datë 01.08.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.', thuhhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Salvatore Castorina ishte pjesë e një grupi me shqiptarë dhe italianë të cilët bashkëpunonin në Gjirokastër dhe regjistronin subjekte dhe lëshonin subjekte me TVSH fiktive për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Operacioni u zhvillua nga policia në korrik të një viti më parë ndërsa Castorina nuk u kap në atë kohë por u shpall në kërkim. Nga operacioni u sekuestruan 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln euro dhe 13 milionë lekë. 

Salvatore Castorina alias Andrea Di Dio alias Salvatore Cascino, u arrestua në Itali në mars të këtij viti dhe vetëm një muaj më parë u ekstradua në Shqipëri ku u njoh dhe me masën e arrestit nga Gjykata.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë