TIRANE- Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare akademiku Eduard Sulstarova, një nga profesorët më të përkushtuar të Universitetit e të Akademisë së Shkencave, i cili jetën e tij ia kushtoi sizmologjisë.

Homazhet për akademikun Sulstarova i cili u nda nga jeta ditën e djeshme me 15 janar, zhvillohen sot në selinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga ora 12.00 deri në orën 14.00.
 
Eduard Sulstarova u shqua për kontributin e madh në ngritjen e shërbimit sizmologjik në Shqipëri, të kuadrit dhe të shkencëtarëve të rinj; për drejtimin me sukses për vite me radhë të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave, si edhe për një veprimtari të gjerë botuese në fushën e shkencës.
 
Për veprimtari të gjatë frutdhënëse në fushën e shkencës, akademiku Eduard Sulstarova, është nderuar me titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës” nga Presidenti i Republikës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)