Ministeriali i Ministrave të Brendshëm! Presidenca e Këshillit të BE: Luftë krimit të organizuar dhe sulmeve kibernetike! Balla: Të forcojmë bashkëpunimin

Ministeriali i Ministrave të Brendshëm! Presidenca e Këshillit të BE: Luftë krimit të organizuar dhe sulmeve kibernetike! Balla: Të forcojmë bashkëpunimin

Foto nga Ministeriali i Ministrave të Brendshëm

Tirana mirëpriti sot Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takimin e rëndësishëm mes ministrave u diskutua menaxhimi i Integruar i Kufijve, Bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe Partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

Pas pritjes së Ministrave të Brendshëm të 26 vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Ministri Taulant Balla ndau me homologët nivelin e ri të sigurisë që ofron Shqipëria. Duke u sjellë si shembull mbylljen e sezonit turistik pa inicidente, Balla tha se Shqipëria është bërë kampione e sigurisë, ndërsa u ndal tek nevoja për më shumë shkëmbim infomacioni mes vendeve, koordinim për forcimin e kufijvë kundër krimit të organziuar, emigracionit të paligjshëm, trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore.  

"Ministrat ranë dakord për të pasur një fokus më të fortë tek menaxhimi i integruar i kufirit, për fshirë këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që kërkojnë një mbështetje më të fortë nga BE për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e digjitalizimit, të sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

Së katërti, duke pasur parasysh rëndësinë e planeve ekszistuese si plani i veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte marrëveshje për të ruajtur momentin dhe punën e duhur. Për të trajtuar çështjet migratore si domosdoshmëri në rajon dhe domosdoshmëria për mbështetje të mëtejshme nga partnerët evropian për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në mënyrë efektive dhe kontrollit të krimeve të kalimit kufitar, u theksuan si thelbësore në këtë moment, përfshi këtu edhe trajnimet dhe pajisjet që kërkojnë", tha Balla. 

Përfaqësues i Presidencës së Këshillit të BE-së, Fernando Grande, ministër i Brendshëm, shtroi tre pika kryesore që Ballkani Perëndimor duhet të arrijë në bashkëpunim me BE.  

“ – Menaxhimi i integruar i kufinjve në Ballkanin Perëndimor. Presidenca e Këshillit po punon fort të përmirësojë më tej funksionimin e zonën Shengen dhe të nxisë një menaxhim inteligjent e të sigurt të lëvizshmërisë përtej kufinjve të jashtëm. Përmasa e jashtme e emigracionit është një rëndësi kyçe. Për këtë Presidencë është përparësi për të parandaluar emigracionin e parregullt. Takimi i sotëm do të jetë një mundësi për të arritur rrugën e përbashkët për të arritur një efektivitet më të madh, qoftë ai parandalues apo reagues përmes bashkëpunimit me vendet e BP. Arritja e një marrëveshje është padyshim një prej objektivave më të rëndësishëm e ambiciozë të kësaj presidence.

– Bashkëpunimi rajonal në luftimin e krimit të organizuar. Pa u përqendruar te ndonjë tipologji kriminale kjo Presidencë e vlerëson me rëndësi përqendrimin tek trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimin e lëndëve narkotike dhe trafikimin e armëve të zjarrit që është thelbësor. Përvveç kësaj ne nuk humbasim nga sytë edhe krimin e organizuar, si p.sh. pastrimin e parave. Për këtë Presidencë është me përparësi që të identifikohen dhe shpërbëhen grupet e organizuara.

– Partneriteti për sigurinë kibernetike. Kemi qenë viktima të sulmeve kibernetike që kanë shënjestruar shërbime thëlbësore. Grupet terroriste përdorin internetin për të nxitur sulme në tokën evropiane. Duhet te hartojmë masa të menjëhershme parandaluese. Kjo mund të bëhet përmes trajnimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Kjo pasqyrë e shkurtër reflekton faktin se BE ndan objektiva dhe interesa të përbashkëta me Ballkanin Perëndimor”, tha ministri.

 

Balla dhe zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, Komisioni Europian, Johannes Luchner kanë mbajtur deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Luchner ka thënë se bashkëpunim rajonal mes partnerëve të Ballkanit Perëndimor është në rritje teksa ka shtuar se kjo është përparësi për Komisionin Evropian. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
Luchner në Tiranë: Lufta kundër Krimit të Organizuar, përparësi për BE-në

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, Komisioni Europian, Johannes Luchner kanë mbajtur deklaratë për mediat për përmbylljen e punimeve dhe rezultatet e arritura nga mbledhja e Ministerialit të Ministrave të Brendshëm në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Luchner ka thënë se bashkëpunim rajonal mes partnerëve të Ballkanit Perëndimor është në rritje teksa ka shtuar se kjo është përparësi për Komisionin Evropian. Më tej, Luncher ka zbardhur çështjet më kryesore në të cilat është fokusuar Ministeriali i Ministrave të Brendshëm në Tiranë.

 Dëshiroj të ju falenderoj që keni organizuar këtë ministerial kaq të rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është në rritje mes partnerëve të Ballkanit Perëndimor, përparësi kjo për Komisionin Evropian. Çështjet që ju përcollët janë shumë të rëndësishme. Partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë patur një përparim me politikat e vizave të BE dhe miratimi i marrëveshjeve të reja me FRONTEX. Në takim, unë thashë që na duhet angazhim dhe përsa i përket shtyllave të tjera të planit të BE-së, puna për azilin, për zonat pritëse dhe lufta kundër kontrabandës së qënive njerëzore.

Çështja e dytë në takimin e sotëm: Lufta kundër Krimit të Organizuar, përparësi për BE, në qendër të planit politik të BE-së. Në veçanti sa i përket goditjes së grupeve kriminale duhet të jetë përparësi për BE dhe Ballkanin Perëndimor. Kënaqësi që shikojmë që partnerët e Ballkanit Perëndimor ndajnë informacione me anë të rrjetit CIENA, duam që kjo punë të vazhdojë.

Çështja e tretë ishte siguria kibernetike sepse në fakt, sulme madhore kibernetike vazhdojnë të jenë kërcënim. Shqipëria dhe disa partnerë të tjerë kanë gërshëtuar punën e tyre dhe për rajonin pas atyre sulmeve të mëdha, BE e përshpejtoi mbështetjen e vet duke u përqëndruar në ekipet e ERT.

Kemi një program bashkëpunim të financuar nga IPA dhe do të vijojë. Sot ministri Balla propozoi të ketë një mekanizëm rajonal për paralajmërim të hershëm. Ne duhet të fuqizojmë dhe të gjithë makanizmat e tjerë. Komisioni Evropian me zor pret për këtë propozim. Dita e sotme ishte përgatitja e përkyer për atë takim.

Ora 19:44
Balla prezanton konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik: Të mbrohemi nga sulmet kibernetike, duam financime nga BE

 

Ministri Taulant Balla ka prezantuar konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik të Ministrave të Brendshëm nga Bashkimi Evropian, duke e vendosur theksin tek sulmet kibernetike. 

Sipas Ballës, Ministrat e Brendshëm kanë rënë dakord për një bashkëpunim të bashkërenduar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen nga krimi organizuar dhe trafiku i narkotikëve, nën “ombrellën financiare” të BE-së.

Balla u shpreh se mbështetja financiare e BE-së është e nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, procesin e digjitalizimit, mbrojtjen e sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

“Ministrat e Brendshëm u takuan në Tiranë për të diskutuar mënyrat konkrete për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen për të vënë në zbatim programin e çështjeve të brendshme të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministrat e Brendshëm theksuan vlerën strategjike të fuqizimit të besimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar transkombëtar, rritjen e bashkëpunimit brenda sferës së menaxhimit të integruar të kufirit dhe eksplorimin e mënyrave të tjera për të trajtuar çështjet e sigurisë kibernetike në një përpjekje të bashkërenduar rajonale.

Së treti, ministrat ranë dakord për të pasur një fokus më të fortë tek menaxhimi i integruar i kufirit, për fshirë këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që kërkojnë një mbështetje më të fortë nga BE për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e digjitalizimit, të sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

Së katërti, duke pasur parasysh rëndësinë e planeve ekszistuese si plani i veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte marrëveshje për të ruajtur momentin dhe punën e duhur. Për të trajtuar çështjet migratore si domosdoshmëri në rajon dhe domosdoshmëria për mbështetje të mëtejshme nga partnerët evropian për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në mënyrë efektive dhe kontrollit të krimeve të kalimit kufitar, u theksuan si thelbësore në këtë moment, përfshi këtu edhe trajnimet dhe pajisjet që kërkojnë.

Së pesti, ministrat theksuan vendosmërinë e tyre në luftën kundër krimit të organizuar që po shkakton dëm të madh financiar dhe minon të drejtën e qytetarëve për sigurinë dhe kohezionin social dhe besimin e tyre në sistemin dhe proceset demokratike.

Taskforca të përbashkëta.

Lufta kundër krimit kërkon angazhim të bashkërenduar.

Pjesëmarrësit theksuan bashkëpunimin ndërkombëtar që kërkohet duke pasur parasysh natyrën transnacionale të krimeve kibernetike.

Mbështetje e bashkërenduar operacionale dhe teknike. Vendet e Ballkanit perëndimor kanë kërkuar të jenë pjesë e rrjetit CSIRT. Po ashtu shprehën nevojën për trajnime e teknologji për ekspertët e sigurisë kibernetike. Këto janë thelbësore në përgjigjen e sulmeve kibernetike. Gjithashtu janë të domosdoshme mbështetjet financiare të përcaktuara për çdo shtet”- tha ndër të tjera Balla.

Ora 19:42
Ministeriali i Ministrave të Brendshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Balla: Të forcojmë bashkëpunimin, prioritet lufta kundër krimit dhe korrupsionit

 

Në Tiranë u mbajt Ministeriali i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij e vuri theksin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Balla tha se është e rëndësishme që të rritet bashkëpunimi mes vendeve. Ndërkohë Balla tha se duhet të përballen me problemin e krimit të organizuar, të forcojnë kontrollet e integruara kufitare dhe të arrijnë një traktat kundër kërcënimeve kibernetik për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Fjala e plotë e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla në çeljen e ministerialit të Ministrave të Brendshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit

Është kënaqësi e madhe për mua t’ju uroj mirësardhjen në Tiranë në një ditë shtatori me kaq diell.

Kjo është ngjarja e parë ndërkombëtare që organizoj si ministër i Brendshëm, pas 18 vitesh në Parlament si drejtues i mazhorancës, deri kohët e fundit dhe natyrisht, do t’ju kërkoj ndjesë nëse bëj ndonjë gabim, duke qenë se jam i ri në këtë detyrë dhe jam shumë i lumtur t’ju bëj me dije që mbrëmë policia shqiptare kreu një operacion mjaft të suksesshëm kundër lëndëve narkotike. Për këtë jam shumë krenar dhe t’iu dërgoj një përshëndetje të madhe jo vetëm në emrin tim, por edhe në emrin tuaj.

Po lëmë pas një sezon turistik mjaft intensiv. Falë reformave të guximshme dhe vendosmërisë së qeverisë tonë, këtë vit Shqipëria ishte në majën e vendeve me rritjen më të madhe në turizëm, me mbi 50%.  Në patëm një numër rekord turistësh, përtej çdo pritshmërie. Ky sukses është një shembull i gjallë i ndikimit të bashkëpunimit rajonal.

Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për kolegët e vendeve fqinje: Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e sigurisht Kosovës, për operacionet e kontrollit pa pengesa që i provova vetë personalisht në secilën pikë kalimi të kufirit shtetëror.

Disa prej jush mund ta kenë vënë re nga postimet e mia në rrjete sociale që unë e ktheva në mision të vizitoja personalisht çdo pikë kalimi të kufirit, ku përshëndeta turistët që vinin në Shqipëri. Siç e shihni, këtë vit ne jo vetëm promovuam turizmin por në i dhamë prioritet sigurisë. Në njëfarë mënyrë, unë u bëra një zyrtar i kufirit që uronte mirëseardhjen turistëve.

Për më tepër, si një vend në rritje e zhvillim, në jemi të bashkuar dhe të vendosur në qëllimin për të forcuar lidhjet e bashkëpunimit mes nesh. Një vend që është ngjitur në mënyrë të qëndrueshme në shkallën e rritjes dhe zhvillimit, Shqipëria është shembull i shquar i një rrugëtimi për të përqafuar me krahë hapur të ardhmen dhe një dëshmi e shpirtit të palëkundur të popullit të saj dhe dëshirës së përbashkët për një të nesërme të ndritur.

Ky është Ministeriali i parë në një seri ngjarjesh që do të kulmojnë me samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë muajin e ardhshëm si një gur themeli historik. Si i tillë, merr në konsideratë çështje me rëndësi të madhe jo vetëm për vendet tona, por edhe për evropianët. Drejtimi është i qartë: të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët dhe të përballemi me problemin e krimit të organizuar transnacional, të forcojmë kontrollet e integruara kufitare dhe të arrijmë një traktat kundër kërcënimeve kibernetik për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Duke bërë këtë, jemi dëshmitarë të shkatërrimit të madh ekonomik dhe social të shkaktuar nga krimi i organizuar, që minon vetë themelet e institucioneve tona demokratike. Përpjekja jonë e përbashkët drejt anëtarësimit në BE është fari orientues, e që forcon angazhimin tonë për të luftuar krimin. Për këtë qëllim, ne rekomandojmë forcimin e shkëmbimit të informacioneve, rekomandojmë ngritjen e partneriteteve dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive.

Në fushën e menaxhimit të migracionit, Procesi i Berlinit na inkurajon që zbatojmë një qasje të llogaritur dhe shumëplanëshe. Ajo kërkon konvergjencën e pikëpamjeve të ndryshme, që kërkon pajtimin e përpjekjeve tona humanitare me domosdoshmëritë e paprekshmërisë dhe stabilitetit të kufijve. Përpjekjet tona kolektive rreken të vendosin një ekuilibër që siguron një kalim të rregullt dhe të ligjshëm për migrantët, ndërkohë që tkurr modelet e migracionit të parregullt që përbëjnë një problem për burimet tona dhe paraqesin sfida për shoqëritë tona.

Këtu përfshihet planifikimi strategjik, zhvillimi i politikave në Ballkanin Perëndimor dhe një thirrje për BE-ja që të kontribuojë më shumë në ndërtimin e kapaciteteve, dixhitalizimin dhe sigurinë kufitare dhe forcimin e migracionit të sistemit.

Shqipëria është prekur nga flukset migratore, si pasojë e zhvillimeve në vendet e ndryshme të origjinës dhe tranzitit në Azinë Jug-Qendrore dhe Lindjen e Mesme.

Gjatë vitit 2022 në vendin tonë janë kapur në situatë të parregullt 8335 emigrantë. Megjithatë, krahasuar me vitin 2021, kur u numëronim 18,496 emigrantë të parregullt të huaj, ne shohim që ka rënie të shifrave. Një rënie në shifra ka edhe në vitin 2023. Këtë e dëshmojnë shifrat e gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Unë inkurajoj të gjithë ne që të mundësojmë shkëmbimin më efektiv të informacionit dhe të dhënave për menaxhimin e kufijve midis të gjitha vendeve të rajonit. Ne kërkojmë gjithashtu bashkëpunim praktik me partnerët ndërkombëtarë për të trajtuar çështjet e migracionit, veçanërisht në vendet e rajonit që mund të përfitojnë nga informacioni i shpejtë dhe i shpejtë në lidhje me krimin e organizuar dhe lidhjen e çështjeve të migracionit brenda tij.

Gjithashtu, u shpreh rëndësia e politikave ekzistuese si Plani i Veprimit i BE-së për Ballkanin Perëndimor. Partnerët evropianë duhet të zgjerojnë bashkëpunimin në drejtim të krijimit të sistemeve të fuqishme të shkëmbimit të informacionit, masave të përbashkëta, menaxhimit të kujdesshëm të kufijve dhe vlerësimeve gjithëpërfshirëse të rrezikut për të parandaluar krimet ndërkufitare nga skajet ndërkufitare, është një kontekst i dukshëm që thekson rëndësinë kritike të trajnimit dhe burimeve.

Shqipëria është dëshmitare e sulmeve seriale dhe të tmerrshme në hapësirën e saj kibernetike që sollën si rrjedhojë një prej dëmeve më të mëdha që kanë pësuar ndonjëherë sistemet tona.

Këtu përfitoj nga mundësia që të falënderoj partnerët tanë strategjikë për ndihmën e tyre të menjëhershme, megjithëse ajo çfarë na mungoi ishte një mekanizëm i paralajmërimit të hershëm, apo një rrjet ekspertësh të cilët do ta zgjidhnin dhe do të përballeshin me këtë kërcënim në një kohë të arsyeshme. 

Në këtë përpjekje le të mos harrojmë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të reduktuar e ulur natyrën ndërkombëtare të kërcënimeve kibernetike. Rekomandojmë po kështu bashkëpunimin lokal, ngritjen e një hapësire kibernetike dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira. Ofrimi i mbështetjes teknike dhe trajnimi i  specialistëve të sigurisë, dhe identifikimi i hapësirave në infrastrukturën tonë të sigurisë kibernetike, është kyç për t’u përgjigjur së bashku ndaj këtyre kërcënimeve në rritje.

Shqipëria dhe rajoni ende vazhdojnë të mbeten të izoluara, prej nismave kryesore lidhur me sigurinë kibernetike. Ashtu siç hapësira kibernetike kërkon përforcime dhe terreni i saj është i lëvizshëm, njëlloj migrojnë edhe kërcënimet ndaj saj. Prandaj ne kërkojmë përfshirjen e vendeve tona në rrjetin CSIRT, në kuadër të direktivës NIS 2. Me integrimin e përshpejtuar tashmë është koha për të rigjallëruar dhe forcuar linjat e komunikimit. L  ta konsiderojmë këtë një Shengen kibernetik, në të cilin rajoni mund të ketë rrugë të hapura drejt sigurimit të vetvetes e më pas edhe të BE nga këto kërcënime të reja.

Sot në fakt jemi në një rrugë që kërkon angazhim të pa lëkundur e këmbëngulje. Vendimet që marrim në këtë sallë kanë rëndësi përtej kufijve, dhe prekin jetën e aspiratat e individëve të panumërt.

Mbetemi të bashkuar në këtë përpjekje serioze të jemi të angazhuar ndaj një të ardhmeje më të sigurte, më të begatë për Ballkanin Perëndimor për BE, dhe botën.

Faleminderit shumë dhe e konsideroj këtë takim të hapur.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës