Tiranë, Spitali Amerikan konferencë
për javën e Urologjisë, risi e studime!

Tiranë, Spitali Amerikan konferencë<br />për javën e Urologjisë, risi e studime!
TIRANE- Spitali Amerikan së bashku me Shoqatën e Urologjisë dhe mjekë të këtij shërbimi organizuan një konferencë me temë “Java Urologjike në Shqipëri”.
 
Qëllimi ishte që të prezantoheshin metodat dhe studimet që kanë të bëjnë më risinë e trajtimit të sëmundjeve në veshka dhe në aparatin urogjenital.
 
Në Spitalin Amerikan, nëpërmjet metodave laparoskopike realizohen ndërhyrje të veçanta, si heqja e veshkës apo interventet për shkak të tumoreve në vezike. Shefi i urologjisë në Spitalin Amerikan, Hakki Perk, informohi se pacientët që përfitojnë nga këto ndërhyrje janë jo vetëm nga Shqipëria por dhe më gjerë, sepse këto intervente të specializuara realizohen vetëm në Spitalin Amerikan.
 
Për këtë ecuri foli dhe Presidenti i Shoqatës së Urologjisë, Flamur Tartari.

spitali amerikan
 
Me interes, ky takim i përbashkët u ndoq nga mjekë në fushën e Urologjisë për të njohur metodat e trajtimit të avancuara të sëmundjeve të veshkave dhe prostatës, tumoret në veshka dhe aparatin urogjenital apo gurët në veshka.
 
Spitalin Amerikan vazhdon te beje diferencën ku diagnostikohen dhe trajtohen në vazhdimësi, të gjitha patologjitë e ndryshme urologjike nëpërmjet metodave më të fundit kirurgjikale me mjekët më të specializuar dhe aparaturat më modern në vend.
spitali amerikan

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024