TIRANE- Arrest me burg, për këngëtarin Arkimed Lushajn i njohur me emrin e artit Stresi është lënë sot në burg nga Gjykata e shkallës së parë të Tiranës. Stresi u arrestua dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit pasi gjatë një kontrolli iu gjet pa leje një armë e tipit pistoletë.

Në momentin që policët i kanë gjetur armën, kundërshtimet e Arkimendit kanë qenë edhe më të ashpra, aq sa ka arritur në një pëplasje fizike me forcat blu. Gjatë përplasjes fizike ai ka tentuar që të arratiset gjë e cila ka sjellë edhe një incident të rëndë për një nga efektivët e policisë.

Stresi aktualisht do të qëndroj në burg pa afat, dhe ky paraburgim do t’i shërbej palëve në proces për të paraqitur provat dhe pretendimet e tyre.

Gjatë senacës prokurori i cështjes kërkoi masën e arrestit me burg, ndërsa avokati i këngëtarit kërkoi një masë më të lehtë për klientin e tij.

Pasi dëgjoi palët gjykatësi Ridvan Hado, pranoi kërkesën e organit të akuzës duke dhënë masën e arrestit me burg.

Ky nuk është rasti i parë që këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi ka pasur përplasje me policinë dhe përballje me gjykatat shqiptare.
(ar/sg/shqiptarja.com)