TIRANE - Stuhia e fortë e erës që nisi sot në mesditë në Tiranë shkaktoi rrëzimin e një peme dhe për pasojë u plagosën tre persona. Pisha 40-vjeçare u rrëzua në rrugën “Qemal Stafa” pranë sheshit “Avni Rustemi” duke dëmtuar tërësisht edhe një automjet.
Stuhia e fortë e erës ka qenë shkaku i rrëzimit të pemës, ndërsa uniformat blu të komisariatit nr. 1 dhe shërbimi komunal i Tiranës ka ndërhyrë për prerjen e saj dhe lirimin e rrugës.
Sipas gazetarit të televizionit A1Report, Arsen Rusta gjendja shëndetësore e personave të plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
Edhe një muaj më parë një pemë u rrëzua në zonën e Medresesë në kryeqytet, ku u dëmtua një makinë dhe u plagosën 2 persona.
Redaksia Online
(sg/eç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com