TIRANE - Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka vizituar mesditën e sotme nënën 32-vjeçare, e cila ka shpëtuar mrekullisht për shkak të një lindjeje të parakohshme kur ka sjellë në jetë djalin e saj të parë ndërsa ishte në reanimacionin e Sanatoriumit.
Falë ndërhyrjes së mjekëve nëna ka tejkaluar rrezikun e jetës dhe tashmë po mbahet në vëzhgim nga mjekët e spitalit të Sanatoriumit. Patris Nika nëna 32 vjeçare ka sjellë në jetë vogëlushen e saj Klean.
NENA SHPETOI MREKULLISHT, LINDI FEMIJEN NE REANIMACION
Nëna e re nga Tirana solli në jetë në muajin e tetë të shtatzënisë, fëmijën e saj të parë, teksa ishte në reanimacionin e Sanatoriumit dhe mbahej gjallë përmes aparaturave.
Nëna shtatzënë shpëtoi mrekullisht së bashku me foshnjën e saj. Bëhet fjalë për Patris Niska, një 32-vjeçare nga Tirana e cila rreth një javë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushen Klea. Por ndryshe nga sa kemi dëgjuar më parë, të paktën në Shqipëri, nëna ka lindur me prerje cezariane fëmijën e saj teksa ndodhej në reanimacion dhe mbahej gjallë përmes aparaturave.
Për shkak të një ftohjeje të rëndë, nëna kishte pësuar një sëmundje akute të zemrës dhe mushkërive. Në muajin e 8-të të shtatzënisë ajo iu drejtua maternitetit “Kiço Gliozheni” në Tiranë, por pasi u konstatua gjendja e rëndë e saj, nëna e re u transportua drejt Sanatoriumit. 32-vjeçarja u çua në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar.
Aktualisht nëna e re ndodhet në Sanatorium, ku edhe po merr mjekim, ndërsa bebja ndodhet në maternitetin “Kiço Gliozheni”
Burime nga materniteti dje bënë të ditur për Shqiptarja.com dhe A1Report, se gjendja shëndetësore e foshnjës është e normalizuar dhe jashtë çdo rreziku për jetën.
*Lajmi u publikua dje në orë 22:00 dhe u përditësua sot në orën 16:00
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com