Tiranë-Dy persona janë ekstraduar në Shqipëri, njëri nga Athina dhe tjetri nga Italia, pasi akuzohen për tentativë për vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.
Nga Athina është ekstraduar në Shqipëri, Bashkim Koçi pasi në 1 qershor 2023 plagosi Akil Dedjan në Burrel.
‘Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar Bashkim Koçit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Akil Dedjan, ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë’, njoftoi sot policia.
Ndërsa, nga Italia është esktaduar Salvatore Cascino lidhur me skemën e mashtrimit me TVSH në Gjirokastër në 2023. Ai akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.
Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 - mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.9%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Botërore, babai 70-vjeçar i Xhesit me sindromën down: Çdo sakrificë shpërblehet! Psikologia: Të veçantë, e pamatë dashuria e tyre pa kushte
21 Mars, 16:44
-
'Parku i Besimit' në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit
21 Mars, 13:31
-
Tiranë/ Kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë, ‘Gold’ prangos turkun 39-vjeçar, nën hetim bashkëpunëtori që ia shiste! Sekuestrohen gjysmë kilogrami ar, 50 mijë euro e USD cash
21 Mars, 11:50
-
Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës
21 Mars, 10:47
-
'A je nipi i Enver Hoxhës?', Rama pyet ministrin e Brendshëm: Më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin
21 Mars, 10:40
-
Dinamika e aksidentit tragjik ku vdiqën 4 të rinjtë në Fushë-Prezë! Po lëviznin me shpejtësi deri në 200 km/h! Shoferi i betonieres: M’u mbarua nafta, harrova bllokazhin
21 Mars, 10:31
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 police! Tutorja drejtonte nga Kolumbia, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
21 Mars, 09:50
-
Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’, kryeministri Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës në dy sheshe! (VIDEO)
21 Mars, 09:04
-
Rama s’i kursen ironitë: Dashit ia kam gjetur, gjel deti që s’e mban dot këneta, po shkëlqen dhe ka respekt! Po atë ‘kokëderrin’ Shehaj e patë, shkoi te ‘Mar-a-Lago’ dhe s’takoi Trump-in!
21 Mars, 07:22
-
Zgjedhjet/ Rama: PD e 2021 e drejtuar nga Basha më e forta që kam parë, Berisha në krye të 'Estradës së Ballshit'! Këneta nuk rritet më, harroje
20 Mars, 22:58
-
Skemë mashtrimi me TVSH-në dhe tentativë për vrasje, një shqiptar dhe një italian ekstradohen drejt Shqipërisë (EMRAT+VIDEO)
20 Mars, 16:53
-
Hilja e PD/ Kandidatët regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament (EMRAT)
20 Mars, 16:41