Tiranë-Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e kryeqytetit për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuarit mes tyre edhe një 19-vjeçar janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin R. L., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E.(D). D., 40 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Policia Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin F. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme