Kongresisti amerikan Joe Wilson uroi qytetarët e Serbisë dhe veçanërisht studentët, të cilët, sipas tij, treguan “vendosmëri dhe patriotizëm historik” në përpjekjet për të rikthyer sundimin e ligjit në vend.

“Amerikanët u dërgojnë urime të përzemërta qytetarëve të Serbisë pas një fushate të vështirë zgjedhore. Tani fillon puna e vështirë. Pres me padurim ripërtëritjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara! Zoti e bekoftë Serbinë”, shkroi Wilson në X.


Lajmi kryesor:

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi, Vuçiç pranon humbjen pas 12 vitesh në pushtet: Fituan studentët! Shqiptarët në garë për mandatin e tretë