TIRANE - Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në mes të rrugës në rrugën Josif Pashko në kryeqytet.
Përveç panikut të krijuar ndër banorët e zonës, fëmijë e kalimtarë të zakonshëm, situata është përkeqësuar më tej, pasi autori në fjalë ka qëlluar mbi një qen i cili ka ngordhur si pasojë e plumbave të marrë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites së sotme, ndërsa ka alarmuar banorët të cilët kanë dalë të tmerruar për të parë se çfarë kishte ndodhur. Në zonë kishte gjithashtu fëmijë që po luanin në momentin e të shtënave, por edhe kalimtarë të rastit të cilët kanë vrapuar të largoheshin nga rruga pasi kanë parë personin të qëllonte.
Ndërkaq, nuk dihet nëse qeni i është vërsulur personit apo nëse ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka qëlluar mbi qenin duke tmerruar banorët e duke rrezikuar edhe fëmijët.
*Rasti u denoncua ne redaksine e Shqiptarja.com nga nje lexues permes rubrikes RAPORTONI JU
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com