Vrasja e Edmond Papës në Tiranë, Prokuroria dërgon për gjykim Andrew Boden dhe Albano Velon! Dyshohet hakmarrje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt

Vrasja e Edmond Papës në Tiranë, Prokuroria dërgon për gjykim Andrew Boden dhe Albano Velon! Dyshohet hakmarrje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt

Albanao Velo, Edmond Papa dhe Andrea Bode

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen penale ndaj Andrew Bodes dhe Albano Velos të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, në Tiranë. Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë te telekomanduar. Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.

Hakmarrje për vrasjen e shokut pas 6 muajsh, arrestohet Albano Velo
Vrasja e Edmond Papës, u zbardh pak javë pasi ai u ekzekutua në një kafe në Tiranë. 6 muaj i janë dashur Albano Velos, djalit të efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022. 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet u arrestua në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. Ai kishte monitoruar lëvizjet e tij dhe duket se ka pritur që të vijë në Shqipëri për ta vrarë në bashkëpunim me 44-vjeçarin  Andrew Bode.   Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën dhe ditën e ngjarjes kur sapo ishin kthyer nga jugu arritën realizimin e krimit pranë një lokali në Selitë.

Në kërkim Andrew Bode
Andrew (Edvin) Bode, i dyshuari si një nga autorët që morën pjesë në ekzekutimin e Edmond Papës është ende në kërkim. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i Papës, e provuar sipas saj nga pamjet filmike dhe qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja. 44-vjeçari rezulton me precedent penal për drogë, por i pa dënuar me vendim të formës së prerë. Hetuesit dyshojnë se ky i fundit ka gisht në ekzekutimin mafioz të disa muajve më parë dhe shkak mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës.

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.  Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka