TIRANË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Rrugën “Tre Dëshmorët” në Yzberisht, ku një person ka mbetur i lënduar.
Ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit në Yzberisht, ku i lënduar ka mbetur një 24-vjeçar me inicialet D. V. Burime për Report TV bëjnë me dije se 24-vjeçari ka marrë gërvishtje në dorë nga plumbi. Po punohet për identifikimin e autorëve, duke qenë se kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë për të shtënat me armë dhe që një makinë po lëvizte me shpejtësi.
Policia pritet të marrë në pyetje 24-vjeçarin, nga dëshmia e tij pritet të zbardhet e plotë ngjarja.