TIRANË -  Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet në rrugën "Perlat Rexhepi', ku një 36-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

I riu është vetëvrarë me çifte në apartamentin e tij në katin e pestë të një pallati, ndërsa bashkëshortja e tij ishte në punë.

Nga të dhënat paraprake të grupit hetimor dyshohet se i riu ka qenë në moment të rënda depresioni, kur ka marrë vendimin, paçka se nga fqinjët njiheshin si familje pa probleme.

Fillimisht policia u lajmërua nga banorët për të shtëna me armë në zonë, ndërsa rezultoi se ngjarja ishte një vetëvrasje.

ambulance morgu me logo
(Në foto: Ambulanca e morgut në vendngjarje)

Redaksia Online
(mag/a.ç/shqiptarja.com)