TIRANE - Gregor Mahr shtetas gjerman është rrahur barbarisht nga disa banorë të komunitetit rom në afërsi të liqenit artificial pasi tentoi të shuajë një zjarr të ndezur prej këtyre të fundit. Ngjarja ka ndodhur të djelën rreth orës 23 të mbrëmjes kur Gregori ka parë që banorët e këtij komuniteti të cilët jetonin pranë banesës së tij kanë ndezur një zjarr ku digjnin mbeturina. Ai ka shkuar drejt tyre duke i kërkuar ta fiknin por nuk ka marrë asnjë reagim dhe më pas ka tentuar ta fikë vetë, por ky veprim ka qënë fatal pasi 5 nga ata e kanë rrahur barbarisht duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë trup e kudo.
 
Bashkëshortes e tij Edia e kontaktuar nga Ahqiptarja.com rrëfen te gjithë ngjarjen duke theksuar se ky komunitet përqën një problem dhe ky nuk është i vetmi rast.

“Ata kanë qënë gjithnjë problem, kemi bërë shumë përpjekje në Bashki, kemi kërkuar që ata të largohen ose të merren masa për sistemimin e tyre diku tjetër, por askush nuk ka reaguar ndaj kësaj situate” -thekson ajo.

Lidhur me ngjarjen ajo dëshmon se bashkëshortin e saj e kanë rrahur vetëm sepse ai shkoi për të fikur zjarrin që sipas saj është shume i dëmshëm për ajrin nga gominat dhe plasmasët që ata djegin aty.
 
“Unë kam një fëmijë të vogël ndaj zgjodha këtë zonë që të jetonim këtu për ajër të pastër por këtu është bërë e pamundur kjo gjë. Këta janë bërë shumë problematikë. Une ngjarjen e mësova nga mesi i natës kur më telefonoi policia se Gregori ndodhej në komisariat. Nuk dija asgjë që ai ishte rrahur nga 5 persona dhe që një tjetër po i këtij komuniteti e kishte ndihmuar duke e strehuar te makina e tij dhe duke ndaluar goditjet e agresorëve", tregon Edia.

Më pas thekson ajo “në komiasit nuk i dhanë as ndihmën e shpejtë tim shoqi dhe u detyrova vetë ta dërgoj në qëndrën universitare “Nënë Tereza”. Aty mjekët konstatuan se nuk ka asnjë dëmtim serioz ndërkohë që atij eënde i dilte gjak nga hundët. Kjo nuk është normale edhe sygjerimin për një grafi ja bëra une mjekut" - shton ajo.
 
Edia shton se në polici kanë bërë një raportim të asaj cka ndodhi dhe jo një kallëzim penal ndoshta këtë do ta bëjnë në ditët në vazhdim në varësi të situatës.
 
Gregori aktualisht ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe psikologjike, -konfirmon ajo, duke i bërë një apel organeve përgjegjëse të rishikojnë çështjen e këtij komuniteti dhe vendosjen e tyre në këtë zonë, pasi po shkaktojnë vetëm probleme.
 
Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)