TIRANË-Nazmi Çaka është 21-vjeçari që dy ditë më parë theu xhamin e një banke të nivelit të dytë, u fut në brendësi të saj, por nuk gjeti lekë.
Policia e ka arrestuar të riun një ditë pas tentativës së grabitjes.
Ky është momenti kur oficerët e Policisë shoqërojnë 21-vjeçarin menjëherë pasi e kanë arrestuar atë. Ai po fshihej në një banesë në zonën e Kombinatit.
Në Kombinat i riu me një gur theu xhamin e bankës. Siç mund të dallohet nga video që ka siguruar Report TV ai arrin ta thyej xhamin dhe më pas futet në brendësi të bankës.
Në këtë moment fillon të kërkojë lekë nëpër sirtarë, por nuk ka gjetur. Alarmi i bankës ka rënë dhe Nazmi Çaka është trembur dhe është larguar më pas, duke mos vijuar kontrollet.
Tentativa e grabitjes ka ndodhur për rreth 20 sekonda. Pavarësisht se kishte vendosur një kapuç në kokë, policia e ka identifikuar edhe për faktin se ka lenë gjurmë në momentin që ka thyer xhamin.
Mendohet se i riu ka kaluar disa herë pranë bankës dhe më pas ka vendosur të thyejë xhamin me gurë.
21-vjeçari është dënuar më parë për tentativë vjedhje, ndërsa tani do përballet me akuzën e tenativës së grabitjes.

/Shqiptarja.com

VIDEO