TIRANE- Një shtetas turk është arrestuar pasditen e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se ta tentuar të vrasë një punonjëse policie. Sipas Policisë së kryeqytetit, i arrestuari Mujtat Oruc Sayan, 52 vjeç, tentoi të vrasë një punonjëse policie me inicialet N.L.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave.

Siipas policisë së Tiranës, shtetasi turk Mujtat Oruc Sayan ishte me dokumente holandeze, dhe ka një aktivitet privat. Ndërsa mësoeht se Sayan dhe punonjësja e policisë njiheshin më parë.

Arrestimi i shtetasit turk , 52-vjeçarit, Mujtat Oruc Sayan, sipas policisë është bërë për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)