TIRANE - Një zonjë në kryeqytet ka rënë pre e një tentative grabitjeje, ndërsa autori është arrestuar në flagrancë.
Zonja kthehej nga puna dhe shoqërohej edhe nga djali i saj, kur në zonën e quajtur “Ulliri” në lagjen Ali Demi, një person me motor ka tentuar t’i marrë çantën e dorës.
Pas këtij veprimi grabitësi është përleshur me djalin e ri që shoqëronte gruan, ndërsa qytetarët të cilët kanë parë skenën lajmëruan patrullat “Shqiponja”, të cilat bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit, Laert Zaçe nga fshati Mirasi i Korçës, 30 vjeç.
Pas arrestimit grabitësi është shoqëruar në spitalin Ushtarak në kryeqytet, pasi mori plagë gjatë konfliktit me djalin që shoqëronte zonjën.
Vetëm një muaj më parë, një tjetër grabitje me dhunë u shënua në kryeqytet, në zonën e 9-katësheve.
Grabitja ndodhi pranë një stacioni urbani të transportit publik, teksa dy autorët, djem të rinj i morën çantën dy grave (njëra prej tyre mbesa e ish-presidentit Alfred Moisiu) dhe më pas u larguan me motor.
Një skemë e ngjashme grabitjeje është regjistruar më herët po në këtë zonë. Një tjetër grua u bë viktimë e grabitjes me dhunë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi më 22 nëntor në zonën e njohur me emrin “Selvia” pranë 9-katësheve.
Dy persona me motor i tërhoqën çantën nga dora gruas, duke ia grabitur atë. Duke përfituar edhe nga errësira dy të rinjtë arritën të largohen me shpejtësi me motor
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Grabitjet në Tiranë