TIRANE - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Arben Çupi, 25 vjeç.
Sipas gazetarit të televizionit A1Report, Arsen Rusta, menjëherë pas aksidentit Arben Çupi është transportuar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Sipas informacioneve paraprake, viktima udhëtonte me motor papaq me targa TR 320, por në një moment ka parkuar motorin krah rrugës dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës. Duke mos përdorur mbikalimin i cili ndodhej vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi aksidenti, Arben Çupi është përplasur nga një automjet teksa kalonte mes përmes autostradës.
Drejtuesi i automjetit tip Benz me targa AA 015 CB, me inicialet S.Kulla i ka dhënë ndihmën e parë 25-vjeçarit ndërsa më vonë është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje e për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Policia në vendngjarje po kryehn hetimet për të zbardhur shkaqet reale të aksidentit.

*Foto sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com nga një lexues përmes rubrikës RAPORTONI JU
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com