TIRANE - Ka përfunduar tragjikisht me një të vdekur dhe një të plagosur marrëdhënia intime ndërmjet 52-vjeçarit, Agim Emini nga Tetova e Maqedonisë dhe A.S., studente 21-vjeçare.
Në ambjentet e brendshme të nje hoteli në kryeqytet, në zonën e njohur si vilat gjermane, Emini pas një debati me të dashurën e tij ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, duke plagosur A.S. e më pas është vetëvrarë.
Kjo del nga hetimet e deritanishme të uniformave blu, të cilat janë informuar për ngjarjen rreth orës 13:00 morën njoftim nga një drejtues automjeti se po shoqëronte me urgjencë një vajzë të plagosur nga Rruga e Elbasanit drejt Spitalit Ushtarak.
Pasi mbërriti në vendngjarje, policia së bashku me shërbimet e ambulancës kanë mundur të dërgojnë shtetasin Agim Emini drejt Spitalit Ushtarak, por pas disa minutash ky i fundit nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa A.S. ndodhet në Spitalin Ushtarak në trajtimin e mjekëve. Edhe pse është jashtë rrezikut për jetën, ajo po kurohet intesivisht në sallën e reaminacionit.
Strukturat Kundër Krimeve të Rënda të Policisë së Kryeqytetit kanë administruar provat materiale, të sekuestruara në vendin e ngjarjes si: tri gëzhoja, arma e zjarrit pistolete, etj.
Si shkak i ngjarjes, sipas konfirmimit nga policia është një konflikt banal mes çiftit, i cili ka nisur gjatë momenteve intime në dhomën e hotelit, për të degjeneruar më pas në të shtëna armësh.
Burime nga komisariati 1 në kryeqytet thanë për "A1 Report" se 21-vjeçarja është me origjinë nga qyteti i Skraparit dhe prej disa kohësh jetonte në kryeqytet, ku ndiqte dhe studimet.
Mbetet e paqartë dinamika me shkaqet e ngjarjes, por sipas stafit të hotelit "Deja" çifti vinte shpesh në këtë hotel.

(Foto: Viktima Agim Emini)

(Foto: 21-vjeçarja e mbetur e plagosur, A.S.)
Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com