Tiranë/ Thyen arrestin shtëpiak, 39-vjeçari arrestohet përsëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur! I ngrihen 2 akuza (VIDEO)

Tiranë- Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe u kap përsëri duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, arrestohet 39-vjeçari.

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi sot (28 Janar) se gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet që kryente manovra dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, me qëllim kryerjen e verifikimeve.

“Nga verifikimet rezultoi se shtetasi G.Z., banues në Tiranë, po e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 1.58 mg/l dhe se kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, informoi policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë arrestimin e 39-vjeçarit G. Z., në kushtet e flagrancës, për veprat penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë