Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës i dyshuar se ka trafikuar në Shqipëri me qëllim shitjen, një automjet tip ‘Audi A3’ me vlerë 35 mijë euro.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të operacionit “Stolen Line”, shpallën në kërkim shtetasin F. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, një automjet tip “Audi A3” me vlerë 35 000 euro, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po në kuadër të këtij operacioni, dy persona të tjerë janë arrestuar disa ditë më parë, të cilët kishin trafikuar nga Zvicra dhe Gjermania automjete të vjedhura atje dhe me qëllim shitjen në Shqipëri.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









