Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Sipas informacionit paraprak, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga punime me saldaturë në një shkallë metalike. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke alarmuar familjen, e cila ka njoftuar menjëherë zjarrfikëset.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë dhe kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit, duke shmangur përhapjen në apartamentet e tjera të godinës 5-katëshe.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Komente










