Tiranë, tritol makinës së
biznesmenit të ndërtimit

Tiranë, tritol makinës së<br />biznesmenit të ndërtimit
TIRANE -  Biznesmenit të ndërtimit Armand Çeka i është vendosur një sasi tritoli në fuoristradën tip “Volvo”, me targa AA779 CX. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15- 11: 20 minuta, në rrugën  "Siri Kodra", pranë qendrës së Tiranë.

Mendohet se makina fuoristradë e zezë tip Volvo me targa AA779CX ka shpërthyer sapo Çeka ka hipur në makinë për ta ndezur. Automjeti ka pësuar dëme materiale.

Nga shpërthimi ka dëmtime në pjesën e prapakolpit, ndërkohë që Armand Çeka nuk është lënduar. 

Uniformat blu kanë nisur hetimet ku rezulton se automjeti ka shpërthyer pak çaste pasi është ndezur. Lënda plasëse është një sasi tritoli me fitil, e ndezur nga një person i cili ka ndjekur itinerarin e biznesmenit.

Shpërthim konsiderohet një mesazh për të trembur Çekajn.  Copat e makinës së dëmtuar janë përhapur në një rreze prej 20 metrash, dhe nga shpërthimi i janë thyer xhamat një makine Benz me ngjyrë të kuqe me targa TR 9576 F, që ndodhej aty e parkuar, si dhe një dyqani aty pranë.

 SHPERTHIMI I EKSPLOZIVIT ME FITIL
Gazetari i TV A1 REPORT, Arsen Rusta nga vendi i ngjarjes informon shpërthimi i eksplozivit është bërë me fitil

"Kjo tregon se personi ka qenë shumë afër me objektivin, ngjitur me makinën, dhe sapo Armand Çeka ka hipur në makinë ka ndezur fitilin. mendohet se makina pas shpërthimit është zhvendosur për gati 20 metra, pasi në rrugë ndodhet një gropë, që dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i tritolit.
 
Aktualisht biznesmeni është duke u marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku një nga pistat më të mundshme rezulton të jetë një shtesë e ndërtuar prej tij në një pallat.

Burime nga grupi hetimor thanë për “A1 Report” se kjo shtesë ka disa kohë që ndërtohet dhe ka krijuar përplasje midis Çekajt dhe disa personave të tjerë, të cilët janë shoqëruar për t’u pyetur dhe për të zbardhur nëse kanë lidhje me ngjarjen apo jo.

ME 17 MARS 2012 IU VU TRITOL EDHE ORTAKUT TE TIJ
Më 17 mars 2012 i është vënë tritol dhe ortakut të tij, Lorenc Terenaj. Tritoli është vendosur në banesën e këtij të fundit po në rrugën “Siri Kodra” ku ndodhi sot shpërthimi.  Bashkë Teranaj dhe Armando Çeka kishin nisur ndertimin e një pallati në rrugën “Don Bosko ” por është lënë përgjysmë. Ndërkohë që Teranaj ka qenë i arrestuar më 24 gusht 2011 pasi u kap me 1.2 kg heroinë.
 
Ngjarje të tilla kriminale prej disa kohësh trondisin opinionin publik, ku nuk kanë munguar ekzekutimet e bzinesmenëve, por dhe sasi tritoli të vendosura në banesa e automjete.

makina e shperthyer te siri kodra
(Foto: Makina tip 'Volvo' që shpërtheu te 'Siri Kodra', foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca