Eksplozivi ishte vendosur në banesën e K.M, 29-vjeç, por edhe pse ka shpërthyer nuk raportohet për persona të lënduar. Nga shpërthimi ka ndërkohë dëme të vogla materiale. Policia bën të ditur se ka shoqëruar disa persona të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë Më datë 30.12.2017, ora 01:30, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë, është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës së shtetasit, K.M., 29 vjeç, banues në Tiranë, ku nga shpërthimi, ka patur disa dëmtime të vogla materiale. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale “Shkaterrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com