Tiranë, tritol shtëpisë së
fallxhores, shpëtojnë familjarët

TIRANË - Një sasi tritoli i është vendosur në orët e para të ditës, në derën e shtëpisë së Gani Qatipit, banor në rrugën Kongresi i Lushnjes në Tiranë. Nga shpërthimi i fuqishëm ka patur dëme materiale, ndërsa kanë shpëtuar çifti Gani dhe Shqipe Qatipi që ishin në gjumë në momentin e shpërthimit.

Nga të dhënat e para mësohet se zonja e shtëpisë Shqipe Qatipi punonte si fallxhore, ndaj dyshimet e policisë janë se shpërthimi ka të bëjë me ndonjë pakënaqësi të klientëve të saj. Policia ka marrë në pyetje çiftin disa minuta pas shpërthimit. Në deponimet në polici çifti ka thënë se nuk kemi konflikte me asnjeri. Gani ka thënë se kam punuar si kambist, por kohët e fundit e kam lënë këtë punë. Ndërsa bashkëshortja ka thënë në polici se jam e papunë. Çifti ka edhe dy vajza të cilat jetojnë jashtë shtetit.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka dëmtuar banesën e çifit Qatipi. Dëme ka patur edhe në shtëpitë e komshinjve. (r.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime