Tiranë/ U filmua duke kapur prej flokësh nënën e tij, arrestohet djali në Allias 

Tiranë/ U filmua duke kapur prej flokësh nënën e tij, arrestohet djali në Allias 

Foto ilustruese

TIRANË - Policia, ditën e sotme ka arrestuar një person, i cili është filmuar nga fqinjët duke dhunuar nënën e tij në zonën e Alliasit.

Ai është Gentjan Kola, 36 vjeç dhe ndaj të cilit ishte caktuar nga gjykata masa "arrest në shtëpi", masë që i është zbutur pak kohë më parë, po me vendim gjykate.

"Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Dhuna në familje".

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale "Dhuna në familje", dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"",-njoftojnë blutë.

Sipas mediave, 36-vjeçari sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mohammad: 09/05/2024 18:30

    Gjykatat tona jane turpi perendise. Ai do var per llape kto arrest shpie. Gjyqrari/ia nonen qe dhunonte ky e mori nshpi tvet?! Se ajo nuk shkon dot tek e vetja ????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut