Tiranë, u plagos me plumb qorr natën e ndërrimit të viteve, 52 vjeçarja italiane: Po ecja me burrin, diçka ra nga sipër! Familjarët kërkojnë ta transferojnë në Itali për ta operuar

Familja e 52-vjeçares italiane, Agata Carbonara, që u plagos nga një plumb qorr në minutat e para të 1 janarit 2024  në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, kërkon ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.

Avokati i familjes së gruas, Vito Leonardo Candeloro, ka nisur një apel për autoritetet shqiptare për të lehtësuar transferimin e shpejtë nga Spitali Universitar i Traumës në Tiranë drejt Pulias në Itali. Sipas tij, klientja është e vetëdijshme dhe jashtë rrezikut për jetën, por i duhet ndërhyrje urgjente për të hequr plumbin. Ndërkohë burime nga Trauma kanë bërë me dije për Report Tv se Karbunara është transferuar nga reanimacioni në pavion për shkak të përmirësimit të gjendjes.

Avokati Candeloro, për mediat italiane, është shprehur se kërkohet ndërhyrje nga institucionet shqiptare, për të lejuar transferimi i gruas me ambulancë ose avion. Deri tani mjekët shqiptarë nuk kanë dhënë leje për transferimin e saj për shkak të frikës së përkeqësimit të shëndetit dhe komplikacioneve që mund të lindin.

Sipërmarrësja nga Bari me familjen në Tiranë
Mediat italiane të cilat i kanë bërë jehonë lajmit tregojnë se 52 vjeçarja,  një sipërmarrese nga Bari ndodhej në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri me bashkëshortin, djalin, familjarë dhe miq. Pas darkës në një hotel në qendër të Tiranës dhe trokitjes së gotave për të uruar 2024 në festë, burrë e grua kanë vendosur të dalin një shëtitje.

Po ecnin në bulevardin “Zogu i parë’ kur papritur gruaja është goditur nga diçka Fillimisht ka menduar se ishte goditur nga një gur por më pas e ka kuptuar se bëhet fjalë për një plumb.

Dëshmia
Report Tv dhe shqiptarja.com kanë mësuar se 52-vjeçarja është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë (3 janar 2024) nga hetuesit, pas mundësisë për të dhënë deklarime mbi gjithçka kishte ndodhur.  Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart, duke e goditur në qafë. Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb qorr.

Ndihma 
Nga sa ka treguar avokati menjëherë bashkëshorti ka kërkuar ndihmë. Në rrugë ishin dy patrulla policie por ka qenë një makinë që është ndaluar dhe i ka transportuar në spitalin më të afërt. Më pas gruaja është dërguar në spitalin e Traumës.

Media italiane e cila I referohet deklaratës së avokatit italian japin një version tjetër të faktit se ku e ka goditur plumbi sipërmarrësen italiane. Sipas tij skaneri ka zbuluar se plumbi, duke rënë nga lart, ka plagosur veshin më pas fytin, duke përfunduar trajektoren e tij në gjoks, në një mushkëri. Në njëzet e katër orët në vijim situata klinike e 52 vjeçares është stabilizuar është e  vetëdijshme, jashtë rrezikut për jetën, por ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale, shkruan italiania lagazzettadelmezzogiorno.it

Sekuestrohen kamerat
Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë. 

Sipas hipotezave të para të policisë plumbi mendohet se është qëlluar nga një person që festonte Vitin e Ri në një nga ballkonet në rrugën ku çifti Italian po kalonte. Plumbi ka rënë disa qindra metra më tutje, duke goditur sipërmarrësen nga Bari.

Pritet transportimi nesër me helikopter drejt Puglias
Presidenti i rajonit të Puglias Michele Emiliano prej ditës së djeshme ndodhet në kontakt me familjen me origjinë nga Triggiano, i Italisë për të bërë transportimin sa më të shpejtë të gruas në spitalin e Puglias.

“Jam në kontakt me bashkëshortin e së plagosurës prej ditës së djeshme, ndërsa sot në mëngjes në Bari takova përfaqësues të familjes” - shpjegon Emiliano-  "Po ndjekim rastin dhe jemi gati të mbështesim këtë familje që po jeton momente të vështirë padyshim duke aktivizuar të gjitha sinergjitë institucionale sipas procedurave të vendosura për raste të tilla”.

Ndërkohë Drejtori i Departamentit të Promovimit të Shëndetit të Rajonit Vito Montanaro ka organizuar koordinimin e Urgjencës Shëndetësore 118 dhe Poliklinikën e Barit e cila tashmë ka kontaktuar spitalin e Traumës. Drejtoresha e qendrës së operacioneve 118, Anna Maria Natola, po koordinon transferimin e pacientes nga Tirana e cila mund të ndodhë pasi poliklinika e Barit të ekzaminojë nëse është i mundur transpotimi.

Nëse po, fluturimi nga Bari në Tiranë mund të programohet nesër me helicopter të 118 nga aeroporti Bari – Palese drejt Tiranës. Pacientja do të shoqërohet nga mjekë shqiptarë dhe më pas do të merret nën kujdesin e mjekëve të helikopterit të Fogiass që do e transportojnë në Bari.  Tashmë  është bërë gati dhe një krevat për pacientën me të mbërritur në Puglia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Tiranë/ U plagos në këmbë natën e Vitit të Ri, 52-vjeçarja ende me plumb në këmbë, familja kërkon që t'i hiqet në Itali

52-vjeçarja Agata Carbonara natën e ndërrimit të viteve në Tiranë është plagosur me një plumb në këmbë. Familja e saj nuk pranon që 52 vjeçarja ti nënshtrohet operacionit në Tiranë, por kërkojnë që plumbi t’i hiqet në Itali.

Ora 16:26
U plagos nga një plumb qorr natën e Vitit të Ri në Tiranë, dëshmia e 52-vjeçares italiane: Po ecja me burrin, kur diçka ra nga pemët, më goditi në qafë

1699714714_policia.JPG

52-vjeçarja italiane, Agata Carbonara që u plagos nga 1 plumb qorr në 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit.

Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe i ka rënë në qafë. Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb.

Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanoienet ne aksion: 04/01/2024 03:09

    Ra nga hapesira plumbi,, kishin dal per te festuar vitin e ri ufot,,, zakonisht qarkullojn ne dite festash,,,,

    Përgjigju
  • D.D: 04/01/2024 02:36

    Zoterinj!nuk ka plumb qorr dhe plumb qe shikon. Plumbat jane njelloj. Ne vend te plumb qorr, mund te perdorni plumb qe ka bere rikoshet

    Përgjigju
  • Iris: 04/01/2024 00:45

    Keto jane pasojat kur festojme akoma si turqit e arabet duke qelluar ne ajer! S.d.q kjo histori nuk eshte shume e qarte,ne po te njejtin artikull thuhet nga njera ane qe u plagos ne kembe dhe nga ana tjeter, po media italiane thote qe viktima na paska marre nje plumb me nje trajektore qe te kujton plumbin /magjik/ qe vrau Kenedin = vesh-qafe-fyt-gjoks-mushkeri dhe cuditerisht, megjithese pacientja na paska akoma plumbin brenda, qe ne vetvete jep zjarrmi ethe,etj dhe plage te trajektores se plumbit ne fyt e mushkeri,prape na qenkesh ne gjendje te bente deklarata se si ndodhi ngjarja!! Po kush eshte ai njeri me plage plumbi ne fyt e mushkeri,aq me teper me plumb brenda ne trup qe na qenka i afte te flase e te beje deklarata brenda dy ditesh?! Dhe perse u dashka transferuar deri ne Itali per nje heqje plumbi?! Pse nuk jane mjeket tane te zote per operacione te tilla,po na qenkan italianet?!

    Përgjigju
  • Babuçi: 03/01/2024 20:17

    Kokat onkshin. by E. Rama

    Përgjigju
    • Arben: 03/01/2024 22:42

      Po ti esull e ke shkruaj këtë mesazhin

  • Scutari: 03/01/2024 19:17

    Paska qenë jetëgjatë!

    Përgjigju
  • c'na gjeti..: 03/01/2024 18:01

    or pisa njerez,,akoma nuk e keni kuptuar qe plumbi te vret edhe kur qellon ne ajer,,sepse plumbi kthehet dhe godet ke te zere...te kish rene mbi nje femije,,e kish lene te vdekur ne vend....arma vret,,ktheni armet aty ku duhet ne depo..

    Përgjigju
  • Siguracioni: 03/01/2024 17:45

    Besoj qe siguracioni nese e ka kryer ja mbulon deri njeqind mije euro , urojme sherim te shpejte

    Përgjigju
  • Gerald: 03/01/2024 17:03

    Hype o shok n traget se ska mar plumin n gjoks. Ja ku esht bari

    Përgjigju
  • mark: 03/01/2024 16:54

    maskarenj njerez,,cfare mund te thuash tjeter...

    Përgjigju
    • Arben: 03/01/2024 22:44

      Më mir mos kishe shkruaj fare Të shkuara familjes dhe shërim te mbare

  • timi: 03/01/2024 16:32

    ka paguar siguracioni ti qe do trasferim se keshtu i thoni shqiptareve ne itali ju breshakxhinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë