TIRANE - Gjendet trupi i pajetë i 66-vjeçarit Fisnik Spahiu,(foto) i cili rezultonte i humbur që prej ditës së shtunë. Kufoma është gjetur në një kanal në Sauk nga forcat e komisariatit numër 1 të Tiranës.

Sipas gazetarit të A1Report, Arsen Rusta në trupin e pajetë i Spahiut janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet që edhe mund ta ketë vrarë, por pritet që policia e kryqytetit të zbardhë më tej këtë ngjarje.

Më 11 dhjetor motra e 66-vjeçarit kishte bërë denoncimin në polici, pasi Spahiu kishte dalë nga burgu dhe ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Spahiu kishte shlyer dënimin me 20 vjet burg “për vrasje të mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë”.

Pas daljes nga burgu, 66-vjeçari jetonte në një banesë në rrugën “Mujo Ulqinaku” në kryeqytet, por prej 3 ditësh rezultonte i humbur dhe vetëm sot është gjetur dhe identifikuar trupi i tij i pajetë.

(eç/shqiptarja.com)