Nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë për 24 orët e fundit janë arrestuar 7 shtetas për drejtim mjeti pa dëshmi aftësie për drejtim.

Po ashtu, Policia e Tiranës bënë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar edhe 13-të persona të tjerë për vepra të ndryshme penale, si vjedhje, mashtrim, shfrytëzim prostitucioni apo të shpallur në kërkim.

Kështu sipas njoftimit të Policisë së kryeqytetit dje u bë ndalimi i shtetasit Mirel Astrit Harizaj,  28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale të Mashtrimit.
Ndërsa nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme mbrëmë u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë  për shtetasin në kërkim Sokol Marash Prroi, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i dënuar më 9 muaj  burgim për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit"./ATSH/