TIRANE – Një fëmijë humbi jetën, pasi aksidentalisht ra në konktakt me korentin në një kabinë elektrike të tensionit të lartë.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites së sotme (rreth orës 11:15) në kryeqytet në rrugën “Gani Domi”, pranë materniteti të ri “Koco Gliozheni”, ose siç njihet ndryshe tek Brryli.

Sipas informacioneve të para lidhur me ngjarjen, fëmija me inicialet A.Cuni, 16 vjeç, bashkë me një moshatarin e tij janë futur në kabinën elektrike. Ka qenë shumë e thjeshtë për ta, pasi dera e kabinës që ndodhet në gjendje thuasje të shkatërruar, ishte e hapur.

Sipas gazetarit të televizionit A1Report, Arsen Rusta nga vendngjarja, dyshohet se dy bashkëmoshatarët  janë futur në kabinë për të pirë cigare.

Sipas gazetarëve, dyshohet se fëmijët ishin banorë të lagjes dhe nuk kanë dashur të bien në sytë e fqinjëve që mund t’i shihnin duke pirë cigare. Për këtë arsye ata kanë zgjedhur të futen në kabiënën elektrike të tensionit të lartë, e cila gjendet e shkatërruar në mes të lagjes.

Fëmija, pavarësisht ndihmës së parë dhe dërgimit në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Forcat e policisë ndodhen në venngjarje për të kryer hetimet e para në lidhje me ngjarjen që i mori jetën të miturit. Ndërkaq, mësohet se pritet të vijnë edhe ekspertë nga KESH-it për të ndërprerë enegjinë për disa momente në kabinën elektrike, në mënyrë që të bëhen hetimet përkatëse brenda kabinës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)