TIRANE - Burime zyrtare të mjekësisë ligjore kanë bërë të ditur prë A1 Report se pas përfundimit të ekspertizës paraprake kanë përjashtuar si shkak të vdekjes mbytjen, helmimin apo trauma të tjera.
Ndërsa pritet ekspertiza e plotë mjeko-ligjore për foshnjën 13-muajshe që ndërroi jetë dje në një nga çerdhet e Tiranës, pikërisht në atë me nr.17, hetuesit kanë dy pista kryesore si shkaqe të vdekjes së fëmijës. E para dhe pista kryesore është ajo e temperaturës së lartë, pasi rreth një javë më parë foshnja ka pasur temperaturë. Po sipas mjekëve të cilët përjashtuan si shkaqe mbytjen apo helmimin e fëmijës, shkak për humbjen e jetës së tij mund të jetë edhe "Vdekja e Bardhë".
Sindroma e ashtuquajtur 'vdekja e bardhë', vjen në mënyrë të papritur kur janë në gjumë dhe prek kryesisht foshnjat nga 1 muajshe deri në 1 vjeçe.
Foshnja 13 muajsh, S. Prendi, djali i një oficeri të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ndërroi jetë dje pasdite rreth orës 15:30, kur një nga kujdestaret e grupit ku bënte pjesë fëmija, konstatoi se fëmijë ishte i zbehtë dhe i ftohtë.
Ai u nis për në urgjencën e spitalit pediatrik në Tiranë, ku mjekët kishin konfirmuar se fëmija kishte ndërruar jetë. Më pas fëmija u dërgua në morgun e Tiranës për të kryer ekzamiminet përkatëse, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Pas më tepër se dy orësh, mjekët- ligjorë dhe një hetues i policisë, përfunduan veprimet e mbikëqyrjes së trupit dhe të autopsisë. Mjekët përjashtojnë paraprakisht vdekjen për shkak të helmimit, por pavarësisht kësaj ata kanë marrë kampione të ushqimit të gjetur në stomakun e fëmijës.
Ky veprim konfirmoi se foshnja, kishte pasur gjendje të mirë të rrugëve të frymëmarrjes, të zemrës, të mushkërive, si dhe nuk kishte dëmtime fizike në trup. Hetuesit kanë marrë në pyetje stafin e çerdhes, për të mësuar për veprimet e tyre, mjekët që kanë kontrolluar fëmijën në momentin e mbërritjes së tij në spital, si dhe prindërit e tij.
Drejtori i Qendrës të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Pëllumb Seferi, tha dje për A1 Report, jashtë kamerave se fëmija ka mbërritur në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kryer të gjithë filtrat. Pas ngrënies së ushqimit rreth orës 12:00, ai është vënë në gjumë dhe më vonë një nga kujdestaret e çerdhes, që është edhe infermiere kishte vënë re se fëmija ishte i zbehtë dhe pas kësaj e kishin nisur në spital. Dje në mbrëmje në morgun e Tiranës, mbërriti edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, për të mësuar më shumë mbi shkaqet e ngjarjes.
Ora 18:50 Zbardhen rezultatet e para të autopsisë, përjashtohet helmimi dhe mbytja (27 shkurt)
Fëmija 13-muajshe ka rezultuar i pastër sipas autopsisë së parë e cila nuk ka konstatuar asnjë bllokim në organet e brendshme të foshnjës. Kjo sipas autopsisë përjashton mundësinë që fëmija të jetë mbytur, gjithashtu mjekët përjashton edhe helmimin si shkak të vdekjes.
Nga autopsia ka rezultuar se Rrugët e frymëmarrjes së fëmijës kanë qenë të pastra, mushkëria e pastër, edhe rrugët e jashtëqitjes janë të pastra.
Raporti i plotë i ekzaminimit mjeko-ligjor kërkon rreth 2 javë kohë që të mund të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së foshnjës.
Tashmë do të analizohen edhe kampionët e gjakut të fëmijës, gjithashtu do të bëhen edhe ekzaminime bakteriologjike për të kuptuar shkakun e vdekjes së foshnjës. Është marrë edhe një kampion i ushqimit që është gjetur në stomakun e fqinjës.
Ora 18:06 Merren në pyetje prindërit e foshnjës (27 shkurt)
Prindërit e foshnjës së pajetë, pavarësisht gjendjes së rëndë emocionale kanë pranuar të merren në pyetje në ambientet e komisariatit Nr.2, pët të hedhur sadopak dritë për shkaqet e vdekjes së fëmijës së tyre.
Ora 17:30 Nisin hetimet, çështja i caktohet Prokurorit Erjon Ymeri (27 shkurt)
Prokurori e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e foshnjës 13-muajshe. Mësohet se prokurorit të cilit i është caktuar çështja është Erjon Ymeri.
Mësohet se trupi i pajetë i foshnjës S. P ndodhet aktualisht në ambientet e morgut ku po i nënshtrohet autopsisë. Gjithashtu hetuesit kanë marrë edhe mostra të ushqimeve për të parë se çfarë ka ndikuar në vdekjen e foshnjës.
Ora 17:25 Basha në morg, takon prindërit e fëmijës (27 shkurt)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha menjëherë pas mësimit të ndarjes nga jeta të fëmijës në çerdhe, takoi në morgun e Tiranës çiftin Prendi.

(Kreu i PD, Lulzim Basha te morgu i Tiranës)
Ora 17:00 Seferi: Edukatoret thane se femija nderroi jete ndersa ishte ne gjume (27 shkurt)
Pëllumb Seferi, drejtori i Qendrës së Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Bashkia Tiranë në një prononcim për A1 Report tha se sipas informacioneve të marra nga edukatoret e çerdhes, fëmija nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim shëndetësor gjatë ditës. Pas ngrënies së drekës fëmijët kanë rënë në gjumë, por gjatë kontrolleve të herëpashershme edukatoret vunë re, sipas Seferit, se vogëlushit i kishte ndryshuar ngjyra e fytyrës. "Menjëherë në këto momente janë njoftuar instancat përkatëse", -theksoi Seferi ne nje prononcim telefonik per A1 Report.

(Foto: Çerdhja nr. 17 ku ndërroi jetë foshnja)

(Forcat e policisë në ambientet e morgut)
*Lajmi në perditesim
Redaksia Online
(Gre.M/A.H/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO