Tiranë/ Vdiq duke kaluar rrugën, familjarët: Të rrethohet autostrada e të ndriçohet rruga, fatin e vëllait mos ta kenë të tjerë

Data 6 janar, për familjen Poti nga Kukësi por me banim në zonën e Mjull Bathore të Saukut në Tiranë, u kthye në tragjedi. Elmaz Poti, 61 vjeç u aksidentua për vdekje nga një automjet që e drejtonte një 23-vjeçar tashmë i arrestuar. Ai po kalonte përmes autostradës Tiranë-Elbasan për të shkuar në banesën e tij, kur mori goditjen fatale.

“Nuk ishte hera e parë që vëllai kalonte. Ka dy vjet e gjysmë. Po ta shikoni vëllai është kapur aty dhe ka përfunduar rreth 200 metra. Shikoni lulet. Vëllai im është në shtyllë. Mendova se ishte vëllai im brenda”, tregoi vëllai i viktimës, Ismet Pota.

Momenti i ngjarjes u filmua edhe nga kamerat e sigurisë.

Disa ditë pas ngjarjes, familjarë të viktimës dhe disa banorë të zonës mjaft të populluar, kërkojnë që rruga në të dyja anët të izolohet dhe shtyllat e ndriçimit të rrugës të ndizen.

“Më vranë vëllain tek kjo rruga siç e shikoni ju. Këtë rruge e quajmë rrugë vdekje, vrastare. Ky nuk është rasti i parë që janë vrarë. Jo të gjitha kanë makina që mund të arrijnë qëllimin e tyre të nevojave familjare. Dje vranë vëllain tim, por nuk mund të themi që ka mbaruar. Pse vëllai u fut për të kaluar? Nuk mund të them që vëllai im nuk është fajtor, por por të kishte ndriçim dhe rrethim vëllai im nuk do ishte sot në dhe. Për qytetarët nuk është shërbim ky. Qytetarët nga do shkojnë, nga të kalojnë. Unë kam fëmij, por fëmija im shkon në shkollë, do zbrese në rrugë. Ku ka siguri. Janë vrarë dhe kafshë pa u llogaritur. Rrezikohet dhe njeriu. Po të kishte rrethim, nuk futet kafsha, robi. Vëllai e ka shtëpinë përballë nesh. Pinim kafe bashkë. Si gjithmon kalonte. Kalojnë njerëz përditë, e presin rrugën. Unë kam vëllain atje, xhajen. Kjo rrugë na ka pre për së gjalli. Kjo nuk është rrugë. Nëse do ishte rruga me ndriçim, vëllai nuk do kishte vdekur. Atë natë ka qenë errësirë dhe lagështirë. Cdo shofer ka vështirësi. Unë di që vëllai im e kontrollonte shumë mirë rrugën ku kalonte. Unë atë natës ku kam dalë, pash vëllain të shtrirë në asfalt, makina e shkatërruar në total, dhe djali në trotuar me dy duar në kokë. Ne po na vret shteti. Për pakujdesinë e  personave të jetë një gardh. Thure. Ti po ja jep të drejtën të shkoje të vrite.. I kam rënë administratorit tonë disa herë. Doja të diskutoja rreth kësaj çështje, por nuk më ka hapur telefonin”, tha Ismet Pota, vëllai i viktimës.

“Kërkojmë nga shteti që të bëhet rrethimi”, tha një banor tjetër.

"Çdo moment që del në rrugë ke marrë parasysh vdekjen. Pa dal këtu nuk kemi rrugë tejtër. Këtu kanë ndodhur mbi 20 aksidente qëkur është ndërtuar”, u shpreh një tjetër.

Problemi më i madh në këtë zonë, është se përveç mungesës së rrethimit të autostradë, nuk ka as rrugë dytësore, ku banorët e zonës të kenë mundësi të kalojnë. Nëse autoritetet nuk marrin masa, ata paralajmërojnë se do të bllokojmë rrugën.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shemsi potja: 13/01/2024 14:24

    ne jemi popull dele kemi frik te kerkojm te drejten ton dhe jo me pa qellim paska dhe shum nga ato qe komentojn ska faj shoferi si s paska faj shoferi ka faj shoferi qe ec me 200 gjithashtu dhe i ndjeri por ne rradh te par i ka fajet shteti te gjith ju qe po komentoni ska faj shoferi jeni ju te paret qe keni faj qe komentoni pa lidhje jeni ju ato frigacaket qe po ju shtyp shteti me kembe mos hyni me komentu e me dhan Mend neper komente se po te ishit sprovuar me te njejten gje nuk do kishit komentuar ashtu siq po komentoni ju.

    Përgjigju
  • Imajli: 13/01/2024 12:08

    Ky qoftë i xhenetit! Por 80% e atyre që kalojnë autostraden në atë mënyrë janë të vdekur.

    Përgjigju
  • mss: 12/01/2024 22:36

    "Dje vranë vëllain tim" kush mor?? kalo rrugen ta vrane? sh fjal e rend

    Përgjigju
  • Edi25252: 12/01/2024 20:57

    Ngushëllime familjarëve. Të bëhet një urë kalimtarësh nga sipër , nga lart , . Jashtë shtetit në autostrada ka ura hekuri nga lart, nga sipër . Janë ura hekuri me shkallë vetëm për kalimtarët . Ngjitesh lart me shkallë , pastaj ecën lart në urë dhe kur arrin në anën tjetër zbret shkallët . Janë ura të vogla ,të ngushta , por të sigurta prej hekuri . Është mirë që çdo 1-2 km të ketë ura të tilla

    Përgjigju
    • ismet potja: 13/01/2024 11:12

      pikerisht kte kerkojm, ne vllai nuk kthehet me, por duam qe ksaj fatkeqsie ti mbijetojn te tjeret, per arsyje te keqperdorimit te infrastuktures rrugore qe nuk jan ne sherbim te qytetarit prandaj po pergjaken qdo dit rruget e shqipris si ne asnje nend te botes

    • Dakord: 13/01/2024 08:45

      Ka dy mbikalime aty rreth 1km larg njeri tjetrit. Ka përtuar i ndjeri të ecë 500m majtas ose djathtas duke i rënë shkurt. Më vjen vërtet keq që ka ndodhur.

  • Arber: 12/01/2024 18:40

    Ore A Jeni Ne Terzi??Qoft I Xhenetit I Ndjeri??Po Ska Faj Shofei Si Kaloni Rrugen Ne Autostrad???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?