Tiranë, Veliaj: Zgjedhja e administratorit të pallatit ka reduktuar problemet e banorëve

Pas ngritjes së Task-Forcës, një vit më pas, rreth 2800 mijë pallate në Tiranë kanë zgjedhur kryesitë e tyre për administrimin e mjediseve në bashkëpronësi, ndërsa në 500 të tjera janë zgjedhur edhe administratorët. Kjo ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të problematikave që shqetësojnë banorët, të cilat më parë kaloheshin për zgjidhje në Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës, duke rritur bashkëpunimin e komunitetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e zgjedhur dhe grupin e Task-Forcës, ku vlerësoi punën e realizuar deri më tani dhe u shpreh se zgjedhja e administratorëve të pallatit ka ulur ndjeshëm problemet mes qytetarëve. “Fakti që një pjesë e madhe e këtyre problematikave kanë rënë është një lajm shumë i mirë për qytetin”, tha ai.

Veliaj theksoi se për Bashkinë e Tiranës dhe qytetarët e saj është shumë e rëndësishme që procesi të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Ai nënvizoi faktin se ky proces përveçse sjell më shumë rregull në administrimin e problematikave të banorëve të pallateve, është një mundësi shumë e mirë edhe për punësimin e një numri të konsiderueshëm personash, të cilët më parë ose ishin të papunë ose kishin dalë në pension. “Më jep kënaqësi fakti se qindra vetë i kanë gjetur punë vetes falë angazhimit të komunitetit. Janë punësuar njerëz, jo vetëm task-forca, por sa njerëz po punojnë si administratorë, çojnë një rrogë në shtëpi, që më përpara ose mund të kishin dalë në pension të parakohshëm ose mund të ishin të paangazhuar”, shtoi ai.

 Kryebashkiaku falenderoi të gjithë administratorët për kontributin e dhënë për fushatën e mbjelljeve në Tiranë, duke i kërkuar mbështetjen e tyre për vijimin e aksionit deri në datën 22 prill. “E vlerësoj shumë angazhimin tuaj në fushatën e mbjelljeve. Në një komunitet që prej kohësh vuan nga cinizmi, ironia, sarkazma, t’i bësh të kapin lopatën, të mësojnë fëmijët të duan natyrën, t’i thonë tjetrit mos i hidh plehrat në rrugë, është arritje e vërtetë. Arritja më e madhe nuk është numri i pemëve, se sa numri i mendjeve dhe zemrave që janë bërë palë me qytetarët falë këtij operacioni”, u shpreh Veliaj.

 Ndërkohë, ai vlerësoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shtimin e tre lagjeve të reja në Tiranë, duke theksuar se kjo do i afrojë banorët më shumë me shërbimet dhe u japë mundësi këtyre zonave që të marrin më shumë investime. “Morëm një vendim në Këshillin Bashkiak për krijimin e tre lagjeve të reja, të cilat do t’i financojmë si lagje të reja. Do të thotë se do të duhet të bëjmë një buxhet specifik për këto lagje të reja. Në inventarin e bashkisë për zonën e Kasharit kemi 12 mijë vetë, por na rezulton nga censusi se aty jetojnë mbi 50 mijë, ndoshta edhe 80. Ama, kemi buxhetuar sikur të jenë 12 mijë. Kjo duhet rregulluar dhe krijimi i lagjeve të reja e realizon këtë. Na mundëson të kuptojmë sa banorë ju shërbejmë dhe si t’i ndajmë investimet për frymë”, deklaroi Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 04/04/2018 12:44

    Futja kot o lali Eri.Je njish per te shit sapunin per djath.Ne shume pallate,sidomos ato te vjetrat,nuk ka administrator.Ketu nuk eshte problemi yt,por i vete banorove, qe jane afer majmunit,dhe nuk behen bashke kurre.Por ti e shet kete si pune te sukseshme,ku nderkohe nuk po funksionon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj