TIRANE - Ish-drejtori i ALUIZN-it në Sarandë, njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike në qytetin bregdetar, Vesel Koçia është dorëzuar dje në Policinë e Tiranës. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” tek ALUIZNI.
Vetë Koçia ka deklaruar se akuzat janë të motivuara politikisht.
“Nuk kam kryer shkelje siç pretendon prokuroria. Nuk kam legalizuar në zona arkeologjike”-tha Koçia.
Pritet që ditët në vijim ky i fundit të dalë para gjykatës ku do të njihen me masën e arrestit të burg të kërkuar nga njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Vlorës.
Nderkohë edhe gjykata e Vlorës dënoi me burg vetem pak dite me pare ish-drejtorin e ALUIZNI-t ne Vlorë, Roland Tafilaj si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vjet. Tafilaj u akuzua se ka legalizuar prona me dokumente false.
Pas një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjykata shpalli fajtor ish-drejtorin e ALUZINI-t Vlorë, Roland Tafilaj duke i dhënë dënimin 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Sipas prokurorise Tafilaj ka kualifikuar për legalizim të tre objekteve informale dhe të parcelave ndërtimore duke lejuar më pas edhe vazhdimin e procesit të legalizimit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO