Një punonjës i Policisë së Tiranës, u vetëplagos armën e shërbimit mesditën e të martës rreth orës 15:00 në zonën e "Alliasit" në Tiranë. Efektivi i vetëplagosur u identifikua me inicialet B.Ç, 41 vjeç.

Ai prej disa vitesh punonte si polic trupe në ruajtjen e ambienteve të brendshme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Dyshimet e policisë flasin për një ngjarje që lidhet me problemet familjare të efektivit të policisë. I plagosuri u transportua menjëherë për në QSUT, pas plagës së marrë nga arma.

Mësohet se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është e rëndë. Hetuesit kanë nisur vepriemt e tyre në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të vetëplagosjes. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com