TIRANE - Hallë e mbesë kanë përfunduar në prangat e Policisë së kryeqytetit, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një nga qendrat tregtare. Burime zyrtare nga policia kanë bërë me dije se në pranga kanë përnduar shtetaset me inicialet A. M., 47 vjeçe dhe F. P., 21 vjeçe, banuese në fshatin Libonikë, Korçë dhe në Tiranë. Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, hallë e mbesë kanë vjedhur artikuj të ndryshëm në qendër tregtare.
“Më datë 21.01.2016, u arrestuan në flagrancë shtetaset A. M., 47 vjeç dhe F. P., 21 vjeçe, banuese në fshatin Libonik Korçë e Tiranë, pasi dyshohet se tek një qendër tregtare, në një dyqan, në bashkëpunim, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm. Neni 134/2 i Kodit Penal”, sqaron policia në komunikatën për shtyp.
Vjedhja
Vepra penale e kryer nga dy të sipërcutuarat, mësohet se është kryer gjatë mesditës të së enjtes. Hallë e mbesë, të dyja së bashku kishin dalë për të bërë “pazar” në qendër tregtare. Teksa shihnin artikuj të ndryshëm në dyqan, dora e tyre vazhdimisht futej në çantë, duke dalë prej aty bosh. Pra, artikujt që ato shihnin për t’i “blerë”, përfundonin si pa dashje në çantë. Por cilat janë artikujt që përfundonin pa dashje në çantat e 21 dhe 47-vjeçares? Sipas burimeve në polici, dy të arrestuarave u janë gjetur në cantë çokollata nga më të ndryshmet, duke përfunduar tek sfungjeri i enëve.
Identifikimi
Kanë qenë kamerat e sigurisë, ato të cilat kanë kapur “mat” dy klientet, të cilave shpeshherë u shkonte dora në çantë. Burimet theksojnë se kanë qenë punonjësit e dyqanit, të cilët pasi kanë kuptuar që me klientet e tyre po ndodhte diça, kanë lajmëruar efektivët e policisë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë nga Komisariati numër 1, të cilët kanë bërë edhe arrestimin në flagrancë të dy klienteve në dyqan, hallë dhe mbesë. Teksa iu është ushtruar një kontroll në çantat që ato mbanin në krah, u janë gjetur artikuj ushqimorë nga më të ndryshëm, por edhe shtëpiakë. Dy të arrestuarat kanë mbetur të shokuara momentin kur u kapën “mat” nga policia, duke bërë disa lëvizje si të ishin të pafajshme.
Neni 134/2
“Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet”, parashikohet në këtë nen. Ndërkohë, policia e kryeqytetit vijon hetimet ndaj dy të arrestuarave, të cilat mësohet se janë shfaqur të penduara para oficerëve të policisë për veprimet e kryera në dyqan. Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme proceduriale.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com