Tiranë, Vlorë, 2 grabitje
me maska, brenda pak orësh

Tiranë, Vlorë, 2 grabitje<br />me maska, brenda pak orësh
TIRANE-  Dy grabitje me maska janë shënuar brenda pak orësh në dy qytete, njëra në Tiranë dhe tjetra në Vlorë. Dy persona me maskë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën sot paradite filialin e "Procredit Bank" , përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Ndërsa  pak pas mesditës
grabitja ndodhi në Vlorë, ku po 2 persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve grabitën Zyrat e Kolaudimit të Automjeteve në Vlorë

GRABITET FILIALI I BANKES NE TIRANE
Filiali i  "Procredit Bank" , përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në Laprakëu grabit mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Rreth orës 09. 00 minuta 2 persona me maskë dhe të armatosur mësohet se kanë hyrë në filialin e bankës dhe nën kërcënimin e armës, kanë marrë paratë që ndodheshin në arkë.

Për momentin jepen detaje të pakta, ndërsa mësohet se në momentin e grabitjes brenda në bankë ka pasur dhe klientë.

Forcat e komisariatit numër 3 , si dhe inspektorë kundra vjedhjeve me dhunë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ndodhen në vendngjarje. Ata kanë marrë kamerat e sigurisë dhe do bëjnë zbardhjen e pamjeve filmike. Po punohet për të zbardhur autorët si dhe sasinë e parave të grabitura.

Në një njoftim për median “Procredit Bank” informon se "agjensia e saj në Laprakë është grabitur nga dy persona të maskuar dhe armatosur. Stafi po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes".

VLORE, GRABITEN ZYRAT E KOALUDIMIT TE AUTOMJETEVE

Persona të armatosur dhe të maska kanë grabitur Zyrat e Kolaudimit të Automjeteve në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, grabitësit janë futur në ambientet e zyrës dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arkat. Gazeta "Shekulli" raporton se janë grabtiur të paktën 2 milionë lekë të reja.  Policia shkoi në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK

Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK