Tiranë-Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur banesën e marrë më qira nga tre turke në kryeqytet një shumë parash dhe celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Brothers”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes.
Si rezultat i operacionit u arrestuan: -S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç të cilët janë vëllezër dhe Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç edhe këta janë vëllezër me njëri-tjetrin.
Në pranga u vendos dhe njëra nga turket pasi posedonte një sasi lënde narkotike kanabis që u gjet në këtë banesë, ndërsa janë vënë nën hetim 2 të tjera, për moskallëzim krimi.
Policia ka sekuestruar 3350 euro, lëndë narkotike, një armë e ftohtë, automjeti i përdorur gjatë vjedhjes dhe 4 celularë.
‘Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe 2 celularë, në banesën e marrë me qira nga 3 shtetaset turke. Në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi i shtetases turke M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetaset e tjera turke, për moskallëzim krimi’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.4%
-
Jo
78.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gjesti i veçantë i Sylvinhos, ndal konferencën dhe përqafon zyrtarin e FSHF-së! Duartrokitet nga gazetarët
15 Mars, 15:35
-
Ktheu banesën në 'bazë' droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
15 Mars, 10:49
-
Basha prezanton kandidatin në zonën e Saukut: Shëndetësia prioritet absolut, thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës
14 Mars, 21:47
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25
-
Mijëra qytetarë festojnë Ditën e Verës në Tiranë! ‘Risi’ balonat gjigande, ekspozohen makinat retro! Urojnë qytetarët (VIDEO)
14 Mars, 15:16
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më parë
14 Mars, 14:31
-
Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
14 Mars, 14:20
-
FOTOT/ Balona gjigande e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë
14 Mars, 13:12
-
Analiza/ Qarku Tiranë, përballja e liderëve më 11 maj! Berisha me besnikët e aleatët, Rama me emra të rinj! ‘Luftë’ e ashpër edhe mes llojit në listë të hapur
14 Mars, 13:09
-
Lezhë/ Në kërkim për vjedhje dhe ngacmim seksual, arrestohet 33-vjeçari! Ishte fshehur në një shpellë (EMRI)
14 Mars, 12:04
-
VIDEO/ Një skuadër, një shpirt dhe një komb! FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares, pjesë Gjergj Kastrioti
14 Mars, 11:02
-
Vrasja e Martin Canit me thikë në Tiranë, 14-vjeçari kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
14 Mars, 10:51