TIRANË Pasi përfundoi punët si ndihmës i babait të tij, elektricist, Aureljo Dervishi shkoi të kalonte mbrëmjen me të dashurën dhe shokun e ngushtë. Një orë më vonë, 18-vjeçari u vra mbrëmjen e 31 marsit pranë rrethrrotullimit të Shkozës, në Tiranë.

Shkaqet e krimit, zyrtarisht nuk janë dhënë akoma, por policia shoqëroi për vrasjen, 4 persona, 20-vjeçarin Frensis Shehu, dhe 3 të miturit, 2 nga 16 dhe i treti 15 vjeç. Policia thotë, se njeri nga të miturit është autori i krimit me thikë. Ai ka pranuar në polici se ka pasur thikë me vete.

Ka një version, që Aureljo Dervishi u sulmua nga 4 djemtë që udhëtonin “Volkswagen Tiguan”, njeri prej tyre, ish i dashuri i mëparshëm i vajzës, që mbrëmjen e së dielës ndodhej në makinë.

Fillimisht mes tyre pati përplasje verbale e akuza, deri kur situata doli jashtë kontrollit. Njeri nga 4 agresorët nxori thikën dhe godet direkt në zemrën e Aureljos, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autorët me shpejtësi u larguan nga vendi i ngjarjes, përmes Unazës Lindore të Tiranës, në drejtim të Farkës. Ata u kapën këtë mëngjes, 1 prill, në zonë e Farkës. I riu që vetëm pak kohë më parë mbushi 18-vjeç, u përcoll për në banesën e fundit, nga familjarë e miq të tij në Lanabregas, në 'Rrugën e Luleve'.

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë", thonë ata.

“Aurelion e takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar” thonë ata.

Aureljo ishte djalë i vetëm i familjes Dervishi, kishte dhe një motër. Me përfundimin e shkollës së mesme, i riu qëndronte pas babait të tij, elektricist, për ta ndihmuar dhe mësuar profesionin. Hetuesit po vazhdojnë marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, në dijeni për ngjarjes. 

*Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari Sokol Dema

1711960901_finalprojekt.00202801.Still155.jpg

Viktima Aureljo Dervishi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
Kjo është makina e 4 rinjve që vranë me thikë 18-vjeçarin në Shkozë

1711988290_kamera.jpg

Shqiptarja.com ka siguruar foton e makinës “Volkswagen Tiguan”, me të cilën udhëtonin 4 të rinjtë që u përfshinë në sherrin me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi. Ky i fundit u godit nga njëri prej të rinjve që ishte në makinë, dhe dyshohet se ishte i mitur.

Ora 14:04
Zbardhet vrasja e 18-vjeçarit, autor një prej të miturve! Pranon se ka pasur thikë me vete

1711960901_finalprojekt.00202801.Still155.jpg

Njëri prej 3 të miturve rezulton të jetë autor i vrasjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Policia tashmë e ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, ndërsa vetë i mituri ka pranuar se ka pasur thikë me vete.

Rezulton se Aureljo Dervishi ishte lidhur pak kohë me parë më vajzën që u bë objekt konflikti që i mori jetën, e cila ndërkohë më herët ka pasur marrëdhënie sentimentale me njërin prej 4 djemve që lëviznin me makinën “Volkswagen Tiguan”.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për gazetarin Sokol Dema se është çështje orësh që të katërve t’u pritet fletë arresti.

Ora 12:42
Miqtë e 18-vjeçarit që u vra me thikë: I qëndronte larg sherrit, punonte me të atin

 

Shokët e miqtë janë mbledhur për të përcjellë në banesën e fundit Aurelio Dervishin, djalin e qetë dhe që bënte shumë për shoqërinë

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë” thonë ata.

Punonte me të atin, bënin punime elektrike

Momenti o fundit kur e kishin takuar ishte gjysmë ore para ngjarjes,

“Aurelion e takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar” thonë ata.

Ora 12:00
U vra me thikë, 18-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit! Miq e familjarë mblidhen në banesë

Në shtëpinë e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi ka pllakosur zia. Ai humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh, të cilët e plagosën me thikë. 18-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër. 

18-vjeçari do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë, miq e familjarë të tij janë mbledhur në banesë. Report Tv sjell pamjet nga banesa.