TIRANE- Sherret sepse gruaja i kërkonte llogari për humbjen e miliona lekëve në kazino, ishin shkaqet që një 49-vjeçar, ta mbyste atë me jastëk. Ngjarja ndodhi pak minuta pasi kishte kaluar mesnata e së dielës, (3 nentor 2013) te Sauku i Vjetër, në rrugën “Selim Brahja”, kur Fehim Brahaj, 49 vjeç, vrau gjatë natës bashkëshorten e tij Radivije Brahaj, 45 vjeçe.
Në çastin e vrasjes, fëmijët ishin në gjumë, në dhomat e tjera dhe askush s’dinte se ç’po ndodhte në katin e fundit të pallatit 3-katësh. Mësuesja e Gjuhës Shqipe në gjimnazin e Saukut po jepte shpirt, teksa shtrëngohej me çarçaf rreth qafës, ndërsa 49-vjeçari fermer e së fundmi me “profesion të pandërprerë bixhozin”, nuk e përballoi dot peshën e krimit dhe iu dorëzua policisë. Burimet policore thanë për “Shqiptarja.com” se në çastin kur shkoi te oficerët e komisariatit nr 1, pranoi se e kishte vrarë të shoqen, sepse “po i nxinte jetën”, me kërkesën e pandërprerë të llogarisë për humbjen e parave në lojërat e fatit si dhe pranoi që kishte qenë i dehur. Ndërkaq, materialet i’u kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes në familje” parashikuar nga neni 79/ç i Kodit Penal.
Bixhoz dhe sherre
Në Saukun e Vjetër të gjithë e dinin se Fehimit i pëlqente të luante kumar, porse muajt e fundit, e kishte rritur dozën e humbjeve të përditshme. Disa mikesha të ngushta me të ndjerën thanë për “Shqiptarja.com” se Radivija ishte zonjë për tu marrë shembull dhe grua e respektuar në lagje, teksa pranojnë se shpeshherë grindej me të shoqin, sepse ai humbte shumë lekë në kazino. Po kush ishte burimi i këtyre lekëve? Dy djemtë, njëri 15 e tjetri 20 vjeç, kishin hapur një qendër interneti, pak metra larg shtëpisë së tyre dhe të ardhurat nuk mungonin. Nga ana tjetër, Ravdija punonte si mësuese Gjuhë-Letërsie në gjimnazin e Saukut dhe më parë kishte në shkollën 9-vjeçare. Vajza 22-vjeçare ndiqte studimet master në Tiranë. Pra, për Fehimin ishte e lehtë: Merrte paratë gruas e të djemve dhe i luante bixhoz, derisa kishte hyrë edhe borxh në fshat. Gjendja ishte bërë e padurueshme ndaj sherret ishin thuajse të përditshme.
Vdekja me çarçaf
Burimet nga Mjekësia Ligjore në Tiranë, konfirmojnë se pas kryerjes së ekspertizës paraprake rezulton se 49-vjeçari, ia kishte lidhur më parë gruas këllëfin e jastëkut rreth qafës dhe e shtrëngoi gjersa ajo vdiq, pasi rreth qafës ka shenja dhune. Nga ana tjetër disa persona prej familjes së Fehimit thonë se Radivija vuante nga disa shqetësime të zemrës, ndaj mund të ketë vdekur në mënyrë natyrale, gjatë natës. Duket se ky version i tyre është hedhur menjëherë poshtë, pas pranimit të krimit prej 49-vjeçarit. Dje, gjatë ceremonisë mortore, në Sauk, merrnin pjesë edhe familjarët e 45-vjeçares që, kishin ardhur nga fshatrat e Fierit dhe aty vihej re tensioni apo mllefi që ata kishin për palën tjetër.
Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja të dielën në mbrëmje