Tiranë/ Vrau kolegun brenda në komisariat 3, Apeli ndryshon akuzën për ish policin Zaimi, i ul me 5 vite dënimin

Tiranë/ Vrau kolegun brenda në komisariat 3, Apeli ndryshon akuzën për ish policin Zaimi, i ul me 5 vite dënimin

Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi, viktima

Tirane- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm uli me 5 vite burg dënimin për Ludjan Zaimin I cili dy vite më parë vrau kolegun e tij Çaush Saliasi brenda në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë.

Ngjarja e rëndë u shënua më 23 maj 2022, rreth orës 21:30, brenda në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25 vjeçari, atëherë efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç. .

Më 15 shtator 2023 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për për akuzën “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit' dhe e dënoi me 35 vite burg ish-policin e Ludjan Zaimi ndërsa në vendimin e saj Apeli vendosi të ndryshojë akuzën në 'vrasje me paramendim"

Zaimi ankimoi në Apel vendimin duke kërkuar Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale ”Vrasje me dashje”, sipas nenit 76 të K.Penal apo atë të “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal, duke caktuar një dënim propocional për të. Si dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar 

Në përfundim të gjykimit, më datë 25 janar 2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Genti Dokollari dhe anëtarë Irena Brahimi dhe Fuat Vjerdha, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 2016 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik dhe dënimin, si më poshtë vijon:  -Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim. Lënien në fuqi të vendimit për disponimet e tjera" thuhet në vendimin e Apelit.

Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja