TIRANË - Vrau kunatin e tij, Agim Visha me armë zjarri për pronën, vetëdorëzohet pas 6 muajsh autori i kësaj vrasjeje, Fatos Lika.
Lika është dorëzuar sot në mbrëmje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi kërkohej nga policia.
Lika ka shkuar i shoqëruar nga avokati në polici.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më 4 korrik në Lanabregas, të komunës Dajt dhe dyshohet se ka pasur si shkak motive pronësie. Këtë gjë e konfirmuan edhe të afërmit e Vishës, të cilët thonë se konflikti ka ndodhur për shkak të tokës. Kushëriri i Vishës shprehet se “As ne vetë nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, pasi Agimi ka qenë vetëm në lokal duke pirë kafe.
Visha ka marrë një plumb në kokë dhe ka ndërrua jetë në Spitalin Ushtarak pasi fillimisht vajti në gjendje kritike për jetën.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com