TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka zbardhur të gjitha vendimet e marra që nga viti 1993 duke krijuar një regjistër ku pasqyrohen në total më shumë se 43 mijë veprime me pasuritë e paluajtshme në tërë territorin e vendit. Nga regjistri rezulton se vetëm në Tiranë janë marrë rreth 5 mijë vendime që u kanë njohur pronarëve të drejtën e kthimit të pronës.

“Shqiptarja.com” vijon sot me pjesën e pestë të listës me emrat e 700 pronarëve të cilëve u janë kthyer pronat e humbura nga shpronësimi pas vitit 1945. Në tabelë specifikohen emrat e subjekteve të shpronësuar, emrat e personave të cilët kanë aplikuar për përfitimin e pronës dhe që u është njohur kjo e drejtë. Për secilin subjekt është pasqyruar edhe prona për të cilën i është njohur e drejta e kthimit nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave: duke nisur nga sipërfaqet truall apo tokë bujqësore, deri te shtëpitë apo dyqanet.