Zbardhet dëshmia e dhënë në polici e shoqes së dy shtetaseve nga Ukraina që u gjetën pajetë në rrethana të dyshimta brenda një apartamenti në kryeqytet.
Në dëshminë e saj Yeva Vorona e cila bashkëjetonte me Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, ka thënë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore se të enjten në darkë të treja së bashku kanë qenë në një club nate dhe kanë qëndruar aty deri rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes.
Vorona rrëfen se shoqet e saj kanë konsumuar vetëm alkool dhe kur kanë shkuar në banesë ajo është shtrirë direkt për të fjetur.
“Dy shoqet e mia kanë qenë në dhomën tjetër të apartamentit”.
Ajo ka treguar se edhe vetë është përdoruese e një medikamenti të quajtur “Tramadol” që është për qetësim dhimbjesh. Sipas Yevas, shoqet e saj që prej ardhjes në Tiranë kishin nisur të konsumonin sasi të lartë të këtij medikamenti. Sapo është zgjuar nga gjumi ka parë dy shoqet e saj të shtrira afër njëra-tjetrës pa shenja jete.
Dëshmia: “Erdhën në Shqipëri për pushime. Të enjten në mbrëmje deri në orën 2 të mëngjesit të së premtes kemi konsumuar alkool të treja në një club nate në Tiranë. Vajzat kanë pirë edhe qetësues “Metadol” dhe një medikament tjetër në formë tretëse që nuk e di çfarë ishte. Kemi qëndruar në dhoma të ndara, kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë”.
Ndërkohë, Policia pothuajse është e bindur se shkaqet e vdekjes nuk kanë të bëjnë me faktor të jashtëm, por ndërkohë pritet përgjigja përfundimtare e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Pas kësaj pritet që të kërkohen familjarët e të rejave për të bërë tërheqjen e trupave që ndodhen në morg.
G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
38.9%
-
Jo
56.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disiplina me 23 vendime brenda ditës! Gjobiten Tirana, Vllaznia dhe Bylisi
20 Shkurt, 10:25
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Report Tv siguron modelin e fletës së votimit, ja si duket formati me përmasa gjigande 594x420mm ku do votohet
20 Shkurt, 10:04
-
Vrau Briken Sanajn te Kodra e Diellit në 2022, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari Vladimir Kola (VIDEO)
20 Shkurt, 09:54
-
Aksidenti në aksin Peqin-Rrogozhinë, u përplasën 2 makina, humb jetën njëri nga drejtuesit, arrestohet 38- vjeçari
20 Shkurt, 09:52
-
Arrestimi i Veliajt/ Në 16:30 Rama mbledh 6 mijë punonjës të bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’! Një orë më pas takim me këshilltarët e majtë
20 Shkurt, 09:48
-
Mbetje të rrezikshme në QSUT jashtë kushteve të sigurisë, nis hetimi për dy punonjëse
19 Shkurt, 15:16
-
Tiranë, polici i burgjeve gjendet i vdekur në banesë, ja pista e hetimit
19 Shkurt, 11:55
-
Operacioni/ Droga në Tiranë shpërndahej me taksi dhe skuter elektrik! Një tjetër kapet në Tepelenë, dozat deri në 8 mijë lekë (DETAJET)
19 Shkurt, 10:48
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
VIDEOLAJM/ Aksident gjatë natës pranë Aeroportit, kamioni i tonazhit të rëndë kap telat e linjës elektrike, këputen 3 shtylla
19 Shkurt, 09:36
-
Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje në Tiranë
19 Shkurt, 09:31
-
Tiranë/ Me pistolet në makinë, 2 të arrestuar tek 'Zogu i Zi', dyshohet se do e shisnin! Njëri kundërshtoi me dhunë efektivët e tentoi të largohet (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 08:37