Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar ka arrestuar një 47 vjeçar në Tiranë, për falsifikim të markave të ndryshme të kafes dhe sheqerit. Gjatë kontrollit, në garazhin e Mirat Vllacaj në rrugën “Dhimitër Kamardo”, u gjetën dhe u bllokuan 800 kg kafe e ambalazhuar në marka të falsifikuara si dhe 11.234 kg sheqer.
Gjithashtu u zbulua se kati i parë i banesës së tij shërbente si fabrikë për amballazhimin e sheqerit, duke falsifikuar marka të ndryshme.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Foto të tjera
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO