Tiranë, zbulohet kupola e
trafikantëve të veprave të artit
Një rrjet i gjerë trafiku ndërkombëtar veprash arti të vjedhura duket se është zbuluar mbrëmë nga policia e kryeqytetit. Arben Spaho nga Pogradeci me banim në kryeqytet është vënë në pranga.
TIRANE- Një rrjet i gjerë trafiku ndërkombëtar veprash arti të vjedhura duket se është zbuluar dje nga Policia e kryeqytetit. Gjithshka ka nisur me zbulimin e njerës prej bazave të tij në një lagje të Tiranës, çka ka pasuar me arrestimin e një të dyshuari dhe shpalljen në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Ata dyshohet se janë të implikuar edhe në vjedhjen e pikturave të Vangjush Mios.
Operacioni për zbulimin e kësaj baze të parë, ku janë sekuestruar një sërë veprash arti, është zhvilluar dje në orët e pasdites në zonën e “Don Boskos”, ndërkohë që ka vijuar deri në orët e vona të natës, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Por, nga informacionet e njëpasnjëshme, del se trafikantët nuk përdornin vetëm një bazë, madje ishin të shpëndarë në disa qytete të vendit.
Burimet policore bënë të ditur se nga strukturat e antikrimit të komisariatit nr. 3 dhe ato të Drejtorisë së Policisë së Tiranës u arrestua i dyshuari Arben Spaho, lindur në Pogradec dhe banues në Kamzë, pasi dyshohet se e ka kthyer banesën në një bazë magazinimi, ku janë gjetur vepra arti të vjedhura. Sipas të dhënave policore, aty janë gjetur piktura dhe ikona, madje edhe vepra murale, që mendohet se janë vjedhur në Kishat e Korçës dhe të Pogradecit.
Burime nga Policia thanë për Shqiptarja.com se kjo çështje pritet të sqarohet sot në kuadër të një konference shtypi, aq më tepër që verifikimi i autenticitetit të pikturave kërkon ekspertizën përkatëse.
Sa u përket pikturave të Vangjush Mio, prokuroria e Korçës ka dërguar këtë çështje në gjykatë, ku i akuzuari i vetëm është Sotiraq Xega, i cili ishte personi që denoncoi zhdukjen e tyre. Në Qendrën Kulturore të Korçës janë zhdukur 61 piktura, mes të cilave, mbi 20 janë vepra arti të piktorit të njohur korçar.
Por, të njejtat burime theksojnë se fjala është për një thesar të vërtetë veprash arti, mbi të cilat është vënë dorë nga Policia, ndër të cilat dyshohet se ka vepra arti kishtar me prejardhje edhe nga jashtë Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?
-
Po
92.6%
-
Jo
4.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali
1 Korrik, 20:16
-
Euro 2024/ Cristiano Ronaldo nga minuta e parë, formacionet zyrtare të Portugali - Slloveni
1 Korrik, 20:08
-
Bizneset e qytetarët pesimistë, bie 2.6% besimi në ekonomi, industria e shërbimeve ul besimin edhe pse ka bum turistik
1 Korrik, 20:06
-
Shpallen dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, homazhet dhe ceremonia shtetërore tek TKOB të mërkurën
1 Korrik, 20:05
-
Rexhep Qosja: Mes Kadaresë dhe meje ka pasur vlerësime polemike, për shkak të pikëpamjeve tona të ndryshme
1 Korrik, 19:54
-
Skandali i Onkologjikut/ Shoqëria civile sërish në protestë: Mjaft me shëndetësi që shëndoshet mbi shpinën e shëndetligëve
1 Korrik, 19:53
-
Fitorja e Le Pen në Francë/ Burimi i kthehet Meçes: Nuk dua të dëgjoj emrin e Hitlerit, iki nga emisioni
1 Korrik, 19:51
-
Euro 2024/ Vendos autogoli i minutës së 85-të, Franca mposht 1-0 Belgjikën dhe kalon në çerekfinale! 'Djajtë' janë jashtë Evropianit
1 Korrik, 19:51
-
Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Burimi: Personazh që vjen një herë në 500 vjet! Meçe: Trajtoi më qartë se të gjithë zakonin e besës
1 Korrik, 19:32
-
Sezoni turistik, patrullim i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës
1 Korrik, 19:25
-
'Ndërkombëtarët janë zhgënjyer me Ramën, po shohin tek PD', Burimi 'përplaset' me Meçen: Më tej se kaq nuk ka ku shkon fantazia
1 Korrik, 19:15
-
Yuri Kim: Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, ai do të jetë i pavdekshëm
1 Korrik, 19:05